Kërko

L'Ufficio del Revisore Generale L'Ufficio del Revisore Generale

Papa: rescript për detyrat e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm të Vatikanit

Përmes një rescripti, me karakter normativ, botuar sot, Papa Françesku rishikon rregullat që lidhen me detyrat e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm të Vatikanit.

R.SH. – Vatikan

Në dritën e Kushtetutës Apostolike Praedicate Evangelium, lëshuar më 19 mars 2022, “shqyrtohen dispozitat e Revizorit të Përgjithshëm, hyrë në fuqi më 16 shkurt 2019” – lexohet në dokumentin papnor.

Sidoqoftë, “me qenë se figura e Sekretarit nuk është parashikuar në Statutin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Ati i Shenjtë vendosi që administrata e zakonshme, në rast të Selisë Apostolike vakante, të mos ndërpritet dhe kontrolli të vazhdojë të ushtrohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, nën mbikëqyrjen e Kardinalit Camerleng (kardinalit që kontrollon pallatet apostolike pas vdekjes së Papës dhe që merret me rregullin në konklav).  

Përveç kësaj vendoset që Statuti i Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm  të përfshijë nenin 224 2 të Kushtetutës Apostolike Praedicate Evangelium, i cili parashikon që Revizori i Përgjithshëm të shqyrtojë sinjalizimet, të cilat i vijnë, "t’i paraqesë një relacion Prefektit të Sekretariatit për Ekonominë dhe, nëse e sheh të nevojshme, edhe Kardinalit Koordinator të Këshillit për Ekonominë”. Sinjalizimet, nënvizohet, “kur paraqesin elemente  të bazuara, i dërgohen për shqyrtim Autoritetit Gjyqësor”.

24 maj 2023, 15:13