Kërko

Combattimenti nella città di Bakhmut, nella regione del Donetsk, Ucraina  (AFP or licensors) Combattimenti nella città di Bakhmut, nella regione del Donetsk, Ucraina (AFP or licensors)

Papa i beson kardinalit Zuppi një mision paqeje për Ukrainën

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, me kërkesë të gazetarëve, konfirmoi se Papa Françesku i ka besuar presidentit të Konferencës Episkopale italiana CEI-së, ndërmarrjen e një misioni që synon "hapjen e shtigjeve të paqes" në Ukrainë.

R.SH. - Vatikan

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmoi se Papa Françesku i ka besuar kardinalit Matteo Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës dhe president i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë, detyrën për të udhëhequr një mision, në marrëveshje me Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, i cili do të kontribuojë në zbutjen e tensioneve në konfliktin në Ukrainë, me shpresën, përherë të kultivuar nga Ati i Shenjtë, se kjo mund të nisë rrugët e paqes”. Drejtori përfundoi duke saktësuar se “koha e këtij misioni dhe modalitetet e tij janë duke u studiuar”.

Nuk është e lehtë të jesh i mirë. E di mirë këtë OKB-ja, fuqia e mirë par excellence, por shpesh sheh shtete gjakatare që kryesojnë komisione për të drejtat e njeriut ose paqe. Këtë e di mirë edhe Papa Françesku, i cili, duke folur me një grup ambasadorësh, u përpoq të sqaronte direktivat që e frymëzojnë në nismat e tij politike ndërkombëtare: “Selia e Shenjtë, në përputhje me natyrën e saj dhe me misionin e saj të veçantë – tha Ati i Shenjtë – merr përsipër të mbrojë dinjitetin e pacenueshëm të çdo personi, të promovojë të mirën e përbashkët dhe të nxisë vëllazërinë njerëzore ndërmjet të gjithë popujve. Këto përpjekje, të cilat nuk përfshijnë ndjekjen e qëllimeve politike, tregtare apo ushtarake, realizohen nëpërmjet ushtrimit të një neutraliteti pozitiv”.

21 maj 2023, 10:06