Kërko

Corrado Maggioni, presidente del Comitato dei Congressi Eucaristici Corrado Maggioni, presidente del Comitato dei Congressi Eucaristici

Imzot Maggioni: Eukaristia na ndihmon t’i shërojmë plagët tona

Kongresi Ndërkombëtar Eukaristik 2024, Imzot Maggioni: "Eukaristia nuk është e shkëputur nga jeta, ajo na ndihmon në çdo hap e në çdo dëshirë. Eukaristia ka të bëjë me fenë: nëse nuk ka përvojë të takimit me Krishtin, nëse nuk e pyesim veten se kush është Krishti për ne, kremtimi i Eukaristisë është i papropozueshëm, shpjegon studiuesi biblik

R.SH. / Vatikan

“T’i zgjojmë energjitë në favor të veprës së ungjillëzimit brenda dhe jashtë Kishës”. Kryeipeshkvi Corrado Maggioni, kryetar i Komitetit Papnor për Kongreset Ndërkombëtare Eukaristike, e përmbledh kështu frymën dhe objektivin e Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar të ardhshëm,  që do të mblidhet në Kuito, nga 8 deri më 15 shtator 2024. Do të mblidhet - kujtoi Imzot Maggioni gjatë një deklarate në shtypin e Vatikanit - me rastin e 150-vjetorit të kushtimit të Ekuadorit Zemrës së Krishtit, dëshiruar nga presidenti i asokoshëm.

“Eukaristia ka të bëjë me fenë: nëse nuk ka përvojë të takimit me Krishtin, nëse nuk e pyesim veten se kush është Krishti për ne, kremtimi i Eukaristisë është i papropozueshëm”- shpjegon studiuesi biblik lidhur me “gjendjen shëndetësore” të Kongreseve, në përpjesëtim të drejtë me mënyrën si jetohet përmasa eukaristike në vende të ndryshme të botës, “në disa prej të cilave ka njëfarë lodhjeje në kremtimin e këtij sakramenti”.

Prej këndej, aktualiteti i temës së takimit të Quitos: “Fraternidad para sabar el mundo” (“Vëllazërim, për ta shëruar botën”). "Nuk mund ta kremtojmë Eukaristinë, nëse jemi të ndarë. Sipas kryetarit të Komitetit Papnor për Kongreset Ndërkombëtare Eukaristike, "Krishti e ripërtërin harmoninë e zanafillës, të dëshiruar nga Zoti dhe besën e thyer nga Kaini me vrasjen e Abelit. Kremtimi Eukaristik e zgjat thirrjen për bashkim universal me të gjithë njerëzit, për harmoninë e krijimit. Drita e Eukaristisë na i shëron plagët tona dhe na dërgon në mision për t’i shëruar plagët e botës”. Eukaristia, pra, “nuk është e shkëputur nga jeta: njeriu shkon në takimin eukaristik jo për t'i dhënë diçka Zotit, por për të marrë diçka prej Tij. Është ai që na i shëron plagët, që pastaj të shërojmë marrëdhëniet në jetën sonë: në familje, në shoqëri, në Kishë”.

24 maj 2023, 14:08