Kërko

Monsignor Diego Ravelli con Papa Francesco Monsignor Diego Ravelli con Papa Francesco

Papa emëron Kryepeshkëv, Mons Diego Ravelli

Papa Françesku emëroi Imzot Diego Giovanni Ravelli-n, mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore dhe Përgjegjës i Kapelës Papnore Sikstine, ipeshkëv titullar të Recanati-t, në Itali, me titullin personal kryeipeshkëv.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku emëroi Imzot Diego Giovanni Ravelli-n, mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore dhe Përgjegjëes i Kapelës Papnore Sikstine, ipeshkëv titullar të Recanati-t, në Itali, me titullin personal kryeipeshkëv.

I lindur më 1 nëntor 1965 në Lazzate, provinca e Monzës dhe Brianzës, Imzot Ravelli u shugurua meshtar për shoqatën klerikale publike të Meshtarëve të Krishtit të Kryqëzuar, në vitin 1991 duke u inkardinuar më vonë në dioqezën e Velletri-Segni, Itali. I diplomuar në Metodologji Pedagogjike, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit Papnor Salezian në Romë, mori, më pas, doktoraturën në Liturgjinë kishtare, në Institutin Liturgjik të Universitetit Papnor të Shën 'Anselmit, universitetit të Etërve Benediktinë, në Romë.

Që nga viti 1998 zyrtar i Lëmoshës Apostolike, në vitin 2013 u bë kryetar i saj. Pas bashkëpunimit me Zyrën e Papës për Festimet Liturgjike si ndihmës mjeshtër ceremonial, në vitin 2006 u emërua kryemjeshtër papnor. Më 11 tetor 2021, Françesku e emëroi mjeshtër të Festimeve Liturgjike Papnore dhe kreun e Kapelës Muzikore Papnore.

21 prill 2023, 13:59