Muzetë e Vatikanit. Unë besoj në ringjalljen
R.SH. - Vatikan
Pericle Fazzini, Ringjallja, skicë, 1969-1970, bronz, Koleksioni i Artit Modern dhe Bashkëkohor © Musei Vaticani
Boceti për veprën monumentale “Ringjallja” që mund ta sodisim në Sallën Pali VI, është një etapë e zanafillës së grupit skulpturor, në të cilin Pericle Fazzini punoi nga viti 1970 deri në 1975. Fazzini projektoi një lloj ventilatori të hapur, të ngjashëm me një korale gjigante, përbërë nga degë ulliri të cilat, falë dritës, gjallërohen dhe duken sikur lëkunden nga flladi, duke lartuar figurën e Krishtit, zemër kompozicionale e ngjarjes: “Ngjallja në Kopshtin e Gjetsemanit”. Skulptori rrëfen: “Doja ta ringjallja Krishtin nga Kopshti i Gjetsemanit, si nga një shpërthim bërthamor. Iu kushtova Ringjalljes me një forcë, që nuk varej më nga unë! Më dukej se “Dikush” mbi mua m’i vinte në lëvizje dorën dhe trurin, që të mund të prekja qiellin. Skulptura u shndërrua në lutje, ndërmjet meje e materialit, që nuk kishte akoma formë. Por që duhej t’i jepja formë. E unë dhashë gjithçka mund të jipja!”.
“Juve, që vuani dhe provoni lodhjen e të jetuarit, ju drejtojmë, me zërin e Krishtit të ngjallur, të njëjtën ftesë, po sot më konkrete, më depërtuese: ‘Ejani të gjithë ju, që jeni të lodhur dhe të shtypur, dhe do të gjeni ngushëllim’. Mbarë botës, të vëmendshme a të shurdhër, me shpresën se Fjala e shëlbimit një ditë do të jetë farë e jetës, sot i përsërisim me zë të lartë galdimin tonë të gjallë a paradoksal, por të vërtetë: Jezu Krishti u ngjall; po, ai jeton; e jeton edhe për ne; guri i varrit të tij u flak tutje! Një ditë do të flaket edhe i varrit tonë! E hini ynë një ditë do të rimarrë, përmes një metamorfoze përtej natyrës sonë të sotme, formë e forcë. Mrekulli, po; por pikërisht në këtë mrekulli të ringjalljes së korpit e ka cakun e saj feja jonë: "Besoj në ngjalljen e korpit e në jetën e pasosur".
(Pali VI – Mesazhi i Pashkëve Urbi et Orbi, 1974)
#bukurianabashkon
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews