Muzetë e Vatikanit. Pashë Zotin!
R.SH. / Vatikan
Ta kumtosh Krishtin do të thotë të tregosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh nuk është vetëm diçka e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur. Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, e shfaqur në Jezu Krishtin e vdekur dhe të ringjallur”. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi i Muzeve të Vatikanit me Vatican News vazhdon gjatë gjithë Tetëditshes së e Pashkëve. Mund t’i sodisni, kështu, kryeveprat e koleksioneve papnore, të shoqëruara me fjalët e papëve.
Gjermania Jugore - Rhine e Epërme, Takimi i Krishtit me Magdalenën (Noli me tangere), gjysma e dytë e shekullit të 14-të, valvula e djathtë e një diptiku, Pallatët Apostolike të Vatikanit, © Muzetë e Vatikanit
© Muzetë e Vatikanit
Maria do të dëshironte ta rrokte Zotin e saj, por ai tashmë ishte drejtuar kah Ati qiellor, ndërsa ajo dërgohet t’ua çojë lajmin e madh vëllezërve. E kështu kjo grua, e cila para se ta takonte Jezusin ishte nën pushtetin e djallit (krh Lk8,2), tani bëhet apostulle e shpresës së re, më të madhes shpresë. Ndërmjetësimi i saj na ndihmoftë ta jetojmë edhe ne këtë shpresë: në orën e vajit, në orën e braktisjes, ta dëgjojmë Jezusin e ngjallur që na thërret me emër, e me zemrën plot mrekullim, të shkojmë e ta kumtojmë “Kam parë Zotin!” (V18). Ndryshova jetën time sepse pashë Zotin! Tani jam ndryshe, nuk jam si më parë, jam njeri tjetër. Ndryshova sepse pashë Zotin. Kjo është forca jonë, kjo, shpresa jonë.”
(Papa Françesku - Audienca e Përgjithshme e 17 majit 2017)
#bukuria na bashkon
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews