Muzetë e Vatikanit. Dritë, që e tremb errësirën
R.SH. - Vatikan
Emile Bernard, Résurrection (Ringjallja), 1925-30, vaj mbi karton, Koleksioni i Artit Modern dhe Bashkëkohor © Musei Vaticani
Résurrection – Ngjallja, nga Emile Bernard është ripërpunim piktorik i një vizatimi të Michelangelo-s, datuar 1532, që nuk u bë kurrë punë e përfunduar dhe që dëshmon interesimin e vazhdueshëm të artistit për artin italian. Përsosuria e Buonarrotit bëhet këtu burim frymëzimi për një reflektim të pjekur, diktuar nga misticizmi i thellë, që përshkon gjithë karrierën artistike të Bernardit, nisur nën ndikimin e kontakteve të para pariziane me van Gogh-un dhe Toulouse-Lautrec-in, për të vijuar më pas miqësinë e ngushtë me Gauguin, me të cilin themeloi Shkollën Pont-Aven, rreth vitit 1888. Besnik ndaj origjinalit, ku prek vetëm paksa vendosjen e Krishtit të ringjallur dhe të qefinit, Bernard përdor një gjuhë pikturike shumë shprehëse, nënvizuar nga përvijimet e zeza të rënda të figurave dhe nga një forcë shpërthimtare, si shkëmbi i flakur nga gryka e varrit, në aplikimin e ngjyrave.
“Burra dhe gra të mijëvjecarit të tretë, u përket të gjithëve dhurata pashkvnore e dritës, që largon errësirën e frikës dhe të trishtimit; është për të gjithë dhurata e paqes së Krishtit të ringjallur, që copëton zinxhirët e dhunës dhe të urrejtjes. Rizbulojeni sot me gëzim dhe habi se bota nuk është më skllave e ngjarjeve të pashmangshme. Kjo bota jonë mund të ndryshojë: paqja është e mundur edhe aty ku për një kohë të gjatë njerëzit luftuan dhe vdiqën.”
(Gjoni Pali II – Mesazhi i Pashkëve 2001 Urbi et Orbi)
#bukuria na bashkon
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews