Kërko

Arte che consola MV40652 Arte che consola MV40652

Muzetë e Vatikanit. Disfatë në dukje

“Të shpallësh Krishtin do të thotë të dëshmosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh nuk është thjesht sjellje e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur! Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, shprehur nga Jezu Krishti i vdekur dhe i ringjallur”. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi i Muzeve të Vatikanit me Vatican News vazhdon nga Kreshmët deri në Tetëditshin e Pashkëve: mund të shijojet kështu bukuria e kryeveprave të koleksioneve papnore, shoqëruar me f

R.SH. / Vatikan

“Të shpallësh Krishtin do të thotë të dëshmosh se të besosh në Të dhe ta  ndjekësh nuk është thjesht sjellje e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur! Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit,  shprehur nga Jezu Krishti i vdekur dhe i ringjallur”. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi i Muzeve të Vatikanit me Vatican News vazhdon nga Kreshmët deri në Tetëditshin e Pashkëve: mund të shijojet kështu bukuria e kryeveprave të koleksioneve papnore, shoqëruar me fjalët e Papëve.

Polidoro da Caravaggio, Drejt Kalvarit, rreth 1530, panel vaji mbi arrë, kornizë e praruar, Pinakoteka © Muzetë e Vatikanit
Polidoro da Caravaggio, Drejt Kalvarit, rreth 1530, panel vaji mbi arrë, kornizë e praruar, Pinakoteka © Muzetë e Vatikanit

Polidoro da Caravaggio, Drejt Kalvarit, rreth 1530, panel vaji mbi arrë, kornizë e praruar, Pinakoteka © Muzetë e Vatikanit

Vepra, thellësisht dramatike, e përgatitur për altarin e vitit 1534 në kishën e Zojës Nunciatë, në Messina, u vlerësua nga Vasari për «numrin e figurave që e shoqëronin Krishtin deri në vdekje: ushtarë, farizej, kuaj, gra, foshnje, hajdutë…".

“Jezusi vdiq në kryq, për shkak të ligësisë së pafundme të së keqes, që na mbante nën skllavëri. Ai qe deri në fund të fundit besnik i planit të dashurisë së Atit: prandaj Hyji e ‘lartoi’ Jezusin, duke i  dhënë  pushtet mbretëror universal. Prej këndej, kryqi nuk është dështimi i Tij, po fitorja e Tij. Duke e parë Kryqin, kundrojmë shenjën e dashurisë së pafundme të Hyjit për secilin nga ne si dhe rrënjën e shëlbimit tonë.

Nga ky Kryq buron mëshira e Atit, që rrok mbarë botën. Përmes Kryqit të Krishtit u mund djalli, u arrit fitorja mbi vdekjen, na u dhurua jeta, na u kthye shpresa. Kjo është e rëndësishme: përmes Kryqit të Krishtit na u rikthye shpresa! Kryqi i Krishtit është shpresa jonë, e vetmja shpresë e vërtetë!”.

Prandaj e larton Kisha Kryqin e Shenjtë, e ne, të krishterët, bekojmë me shenjën e Kryqit. Ne nuk lartojmë kryqet, por Kryqin e lumnueshëm të Jezusit, shenjë e dashurisë së pafundme të Hyjit, shenjë e shëlbimit tonë e udhë drejt Ringjalljes. E kjo është shpresa jonë!”.

(Papa Françesku - Engjëlli i së dielës 14 shtator 2014)

09 prill 2023, 09:33