Kërko

Spitali Pediatrik Bambino Gesù Spitali Pediatrik Bambino Gesù

Tiziano Onesti, presidenti i ri i spitalit “Bambino Gesù”

Nga viti 2017, është pjesë e Kolegjit të Revizorëve të spitalit të Selisë së Shenjtë. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së paraqitur në shkurt nga Mariella Enoc, e cila është emëruar këshilltare për projektet e zhvillimit

R.SH. – Vatikan

         Tiziano Onesti është presidenti i ri i Këshillit Administrativ të spitalit pediatrik “Bambino Gesù” e do ta kryejë këtë detyrë për tre vitet e ardhshme, duke filluar nga 1 prilli 2023. Ai u emërua sot nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me urdhër të Papës Françesku.

Enoc emërohet këshilltare për projektet e zhvillimit

         Lindur në Rocca di Papa, pranë Romës, më 1960, Onesti është profesor i Ekonomisë në Universitetin Roma Tre e ka punuar në poste drejtuese në disa firma të rëndësishme (përfshirë Ferrovie dello Stato, Trenitalia, Eni, Telecom, L'Espresso Publishing Group, Puglia Airports) dhe në organizata jofitimprurëse. Që nga viti 2017, është anëtar i Këshillit të Revizorëve të Spitalit dhe emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së paraqitur në fillim të shkurtit nga Mariella Enoc, 79 vjeçe, e cila mbante postin e presidentes që nga viti 2015. Tani, Enoc u emërua këshilltare për projektet e zhvillimit të spitalit, për një kohë që do të konsiderohet e nevojshme nga Selia e Shenjtë, së cilës i përket qendra e rëndësishme mjekësore.

Çast zhvillimi

"Ndryshimi - njofton një notë - ndodh në një periudhë zhvillimi të madh për spitalin, i cili ka filluar shumë projekte e nisma, ndër të cilat selia e re, procesi i dixhitalizimit dhe forcimi i modelit të ri organizativ. “Spitali pediatrik Bambino Gesù - nënvizon njoftimi për shtyp - vazhdon misionin e tij në punën kërkimore e në ndihmën për fëmijët e të rinjtë nga e gjithë Italia dhe nga e gjithë bota”, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë.

27 mars 2023, 15:32