Kërko

2023.03.18 Mons. Diouf con i rappresentanti diplomatici accreditati in Nicaragua dell’Unione Europea, Germania, Francia e Italia 2023.03.18 Mons. Diouf con i rappresentanti diplomatici accreditati in Nicaragua dell’Unione Europea, Germania, Francia e Italia

Nikaragua, përfaqësuesi i Vatikanit largohet nga vendi

Imzot Marcel Diouf, i ngarkuar me punë i Nunciaturës në Managua, ndodhet në Kosta Rika. Mbyllja e zyrës diplomatike u bë me kërkesë të qeverisë së Nikaraguas

R.SH. / Vatikan

Pardje, më 17 mars, i ngarkuari me punë i Nunciaturës Apostolike në Nikaragua, Imzot Marcel Diouf, u largua nga vendi dhe u transferua në Kosta Rika. Mbyllja e Selisë Diplomatike të Selisë së Shenjtë u bë sipas kërkesës të Qeverisë së Nikaraguas, më datën 10 mars 2023.

Kujdestaria e selisë së Nunciaturës Apostolike dhe objekteve  të saj, në përkim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, iu  besua Republikës Italiane. Para largimit, Kryeipeshkvi Diouf u përshëndet nga përfaqësues diplomatikë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të akredituar në Nikaragua.

19 mars 2023, 15:11