Kërko

Torna il treno delle Ville Pontificie tra Vaticano e Castel Gandolfo  (Vatican Media) Torna il treno delle Ville Pontificie tra Vaticano e Castel Gandolfo (Vatican Media)

Nga Vatikani - në Castel Gandolfo: rikthehet treni i Vilave Papnore

Një mundësi unike për të udhëtuar rehat me tren, drejt bukurisë, duke shmangur trafikun dhe pritjet, nga Muzetë dhe Kopshtet e Vatikanit - në Vilat Papnore të Castel Gandolfo.

R.SH. / VATIKAN

Një mundësi unike për të udhëtuar mbi shina: nga Muzetë e Vatikanit - në Kopshtet e Vatikanit e deri te Vilat Papnore të Castel Gandolfo-s. Që  pardje, çdo të shtunë kanë rifilluar shëtitjet me tren drejt Vilave Papnore. Nisma u vu në jetë përmes bashkëpunimit të Muzeumeve të Vatikanit me Grupin e FS Italiane.

Të gjithë vizitorët që e zgjedhin rrugëtimin "Vatikani me tren", në një tren elektrik modern dhe komod, duke shmangur trafikun dhe pritjen,  kanë edhe hyrje të privilegjuar në Muzetë e Vatikanit, në Kapelën Sistine, në Kopshtet e Vatikanit dhe mrekullitë botanike dhe arkitekturore të Rezidencës Papnore të Castel Gandolfo-s.

Udhëtimet me tren do të vazhdojnë deri më 4 nëntor. Bileta, e cila përfshin edhe hyrjen në hapësirat muzeale të Pallatit Apostolik, mund të rezervohet e edhe blihet në faqen e internetit Museivaticani.va

20 mars 2023, 14:52