Kërko

La copertina del libro di padre Adrien Candiard La copertina del libro di padre Adrien Candiard

"Në kohën e krizës Ungjilli ndihmon ta kuptojmë cakun e fundit që ka bota"

“Disa fjalë para Apokalipsit ", është një studimin i ri monografik i rregulltarit francez domenik Adrien Candiard, botuar nga Libraria e Botimeve të Vatikanit, i cili trajton predikimin e Jezusit mbi një temë që sot nuk kuptohet gjithmonë siç duhet

R. SH. - Qyteti i Vatikanit

Rregulltari dominikan francez Adrien Candiard, ekspert i islamit, është një nga autorët e krishterë më shumë të lexuar në Evropë. Gjatë kalimit të tij në Romë, ne e takuam për të folur për librin e tij të ri të sapo dalur në librari. Vepra e titulluar "Disa fjalë para Apokalipsit" u botua nga Shtëpia Botuese e Vatikan / LEV (fq. 104). "Leximi i Ungjillit në kohën e krizës", thotë nëntitulli, duke përcaktuar një perspektivë shumë të qartë. Ndoshta më pak i qartë është termi 'Apokalipsi'.

"Nuk do të thotë fundi i botës sikur zakonisht besohet", sqaron autori duke shpjeguar se termi rrjedh nga një fjalë greke që do të thotë 'zbulim i kuptimit të historisë'. Një sqarim i nevojshëm para se të lexoni vëllimin që trajton fragmentet e Ungjijve aty ku Jezusi flet për këtë argument duke e lidhur me pjesët më të njohura dhe më të qeta të predikimit të tij. Predikimi apokaliptik i Krishtit është pak i njohur, shpjegon rregulltari dominikan: "Në veçanti, ai zë kapitullin e 13 të Ungjillit të Markut dhe është shumë i dobishëm në një kohë krize siç është ajo aktuale". Jezusi, vëren at Candiard,, "nuk flet aq shumë për fundin e botës, po më tepër për cakun e fundit të botës, domethënë, për kuptimin dhe drejtimin në të cilin po shkojmë".

Apokalipsi, jo terror por një shikim hyjnor

Një zgjedhje që mundëson të përgjigjeni në një pyetje disi provokuese në dritën e gjithçkaje që po ndodh, nga luftërat në situatën ekonomike e deri tek kriza e mjedisit. Për çfarë shërben Ungjilli? Çfarë është në gjendje të na tregojë? "Nëse ai nuk do të kishte asgjë për të thënë, do të pushtonte e zinte vetëm shpirtin dhe kohën e lutjes dhe nuk do të shërbente asgjë", përgjigjet At Candiard. "Unë shkrova mbi këtë temë pikërisht për t'u përpjekur t'u them njerëzve se Ungjilli flet për jetën tonë jo vetëm në një nivel personal dhe shpirtëror, por edhe për historinë tonë kolektive".

Paradoksi i lajmit të mirë Ungjillit

Vëllimi zhvillon atë që autori e quan 'paradoksi i lajmit të mirë': "Ne ndoshta duhet të pranojmë të flasim pak për fundin e botës për të gjetur në të njëjtën botë pak shpresë". T’i përshkosh ose t’i rizbulosh ato faqe që kanë të bëjnë me predikimin apokaliptik të Jezusit, merr, në realitet, një perspektivë edukuese".

Nëse Jezusi – shkruhet në vepër - shqipton një fjalim apokaliptik, një fjalim zbulese, nuk është për të na terrorizuar pak a shumë në mënyrë të panevojshme, po saktësisht për të na bërë të kuptojmë se çfarë është në rrezik para sytë tanë: nuk flet për ndëshkimin hyjnor të gabimeve të njeriut, por për përhapjen e së keqes dhe pasojat e saj shkatërruese". Leximi i Ungjillit, siç rekomandon vazhdimisht Papa Françesku, ofron çelësa për ta kuptuar më mirë botën tonë duke u bërë kështu motori i një rrënjosjeje sa më të fortë të shpresës pavarësisht përhapjes së keqes. Dhe ky studimin monografik - përfundon At Adrien – u drejtohet pikërisht atyre që i jetojnë këto kohë të sotme dramatike e që duan të gjejnë një ndihmë në Fjalën e Zotit.

 

21 mars 2023, 11:07