Kërko

Pasojat e tërmetit në Turqi Pasojat e tërmetit në Turqi 

Lëmoshët e së Premtes së Madhe, për të krishterët e dëmtuar nga tërmeti në Siri dhe Turqi

Letër e prefektit të Dikasterit për Kishat Lindore, Imzot Gugerotti, për mbledhjen e lëmoshëve, në ditën kur kujtohen Mundimet e Krishtit, për të ndihmuar Tokën Shenjte. Ftesë për të mbështetur punën e Rojtarisë Françeskane dhe të shumë familjeve rregulltare, "burime shprese" për ata që jetojnë në Viset e Shenjta, të dëmtuara nga tërmeti.

R. SH. - Vatikan

Lëmoshët e së Premtes së Madhe të këtij viti kushtuar Tokës Shenjte, do të jenë shenjë solidariteti për të krishterët e prekur nga tërmeti i tmerrshëm i 6 shkurtit në Turqi, Siri e Jeruzalem. “Për këto toka të predikimit apostolik, vende ku lulëzoi krishterimi i hershëm me tradita të spikatura murgare dhe jeremitike, ose shkolla teologjike, që dhanë ndihmesën e tyre  të shquar për kuptimin e misterit të Krishtit" - kujton prefekti i Dikasterit për Kishat Lindore, imzot. Claudio Gugerotti, në letrën për Lëmoshët e ditës, në të cilën kujtohen Mundimet e Krishtit. Papa Françesku, duke ecur mbi gjurmët e paraardhësve të tij, e ngarkoi edhe sivjet Dikasterin "për të përsëritur ftesën e solidaritetit me bashkësinë e krishterë të Tokës Shenjte" - shkruan Prelati - duke u bërë thirrje të gjithë besimtarëve në Krishtin "të jenë të bashkuar dhe solidarë me vëllezërit dhe motrat tona” që jetojnë në vendet e shenjta, ku vazhdojnë ta dëshmojnë Ungjillin edhe në kushte shumë të vështira.

Familjet rregulltare në Tokën e Shenjtë, gurra shprese për njerëzit

 “Ta ruajmë kujtesën historike të Darkës së Mbrame, duke i bërë shtëpitë dhe famullitë tona çenakuj lutjeje dhe bamirësie. E t'i forcojmë hapësirat e Bazilikës së Varrit të Shenjtë, duke i kthyer në shkëlqimin e parë - vazhdon imzot Gugerotti - që kujton, më pas, edhe familjet françeskane për meshkuj e femra, si edhe ato të urdhrave e kongregatave të tjera, si në Siri, ashtu edhe në Turqi, të cilat "javët e fundit u shndërruan në strehë për të shpërngulurit" - thekson prefekti i Dikasteri për Kishat Lindore - Në të gjithë Tokën e Shenjtë - vijon Prelati – “ka burime shprese përmes kujdesit për të vegjlit, formimit në shkollë, shoqërimit të nënave në vështirësi, ndihmës për të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe për familjet e reja dhe krijimin e vendeve të punës”. "Ju  lutem nga gjithë zemra që lëmosha e së Premtes së Madhe të jetë bujare nga ana e të gjithëve - përfundon imzot Gugerotti - si lëmoshët e vogla të vejushës, që e lavdëron Jezusi në Ungjill".

Vitin e kaluar për të ndihmuar Viset e Shenjta u mblodhën mbi 9 milionë dollarë! E sivjet?

24 mars 2023, 15:59