Kërko

Conferenza Episcopale d'Albania Conferenza Episcopale d'Albania

Kisha Katolike në Shqipëri pret për vizitë Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Imzot Gallagher

Sekretari i Shtetit të Vatikanit për marrdhëniet me shtetet dhe orgnizatat ndërkombëtare Imzot Paul Gallagher do të kryejë një vizitë triditore në Shqipëri. Vizita Kishës lokale, takimi me barinjtë e Kishes në Shqipëri dhe autoritetet shtetërore do jenë disa nga momentet kryesore të vizitës së tij.

R.SH. / Vatikan

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja njofton për pritjen e Sekretarit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher në Shqipëri, ku do të bëjë një vizitë triditore, nga data 18 deri më 20 mars.

Vizita e ministrit të Jashtëm të Vatikanit në Shqipëri merr një domethënie e rëndësi të veçantë në kontekstin aktual dhe është shenjë e mëtejshme e kujdesit që Papa e Selia së Shenjtë kanë ndaj popullit shqiptar. Po të ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkjes nga Shkodra:

Dom Mark Pashkja nga Shkodra

Vizita e Imzot Ghallagher në Shqipëri

Sekretari i shtetit të Vatikanit për marrdhëniet me shtetet dhe orgnizatat ndërkombëtare Imzot Paul Richard Gallagher do të kryej një vizitë tre ditore në vendin tonë. Vizita e kishës lokale, takimi me barinjtë e kishes në Shqipëri dhe autoritetet shtetërore do jenë disa nga momentet kryesore të qëndrimit të tij.

 Duke pasur parasysh traditën e shkëlqyer të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Selisë Shenjte, kjo vizitë e prelatit të lartë merr një rëndësi dhe kuptim të veçantë. Nisur nga kjo Kisha Katolike në Shqipëri më në krye barinjtë e saj, janë të angazhuar fuqishem për ta pritur me nderimet më të larta përfaqsuesin e Atit të Shenjtë. Imzot Gallagher pritet të nisë viziten e tij këtë të shtunë ku do të ketë një seri takimesh intensive të të gjitha niveleve.

Besnikëria ndaj katedres së Pjetrit dhe dëshmia e lavdishme e martirëve  në të gjitha kohrat, mbetet një prej karakteristikave esenciale të kishës  tonë shqiptare. Në këtë kontekst Imzot Gallagher të shtunën do të vizitoj Shkodrën, ku edhe do të mund të njihet nga afer me të gjitha vendet e dëshmisë dhe kujtesës. Nën mikpritjen e Sh.T. Imzot Angelo Massafra Ipeshkëv i Shkodres dhe President i Konferencës Ipeshkvore, në pasditen e asaj dite do të kremtoj meshen e shenjtë në pranin e mbarë klerit dioqezan.

Të dielen ai do të udhëtoj drejt Mirditës, kishë e cila historikisht ka pasur një lidhje unikale me Selinë e Shenjtë. Populli i Hyjit i udhëhequr nga bariu i tyre Sh. T Imzot Gjergj Meta,  do ta presin atë në katedralen e qytetit të Rreshenit ku edhe do të kremtoj meshën në praninë e te  gjithë ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri. Po ashtu ai do të zhvilloj një sërë vizitash në nivel zyrtarë e qeveritarë. Në kryeqytetin tonë ai pritet të takohet me homologen e tij Znj.Olta Xhaxhçka ministre e punve të jashtme dhe Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu ai do të zhvillojë një takim me krerët e besimeve fetare të pranishme në Shqipëri. Pjesë e agjendës së tij do të jetë edhe vizita në katedralen katolike të Shën Palit ku do të pritet nga Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, arqipeshkëv i Tiranës. Katedralja ortodokse e Tiranës do të jetë një tjetër destinacion ku Imzot Gallagher do të vizitojë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Vizita e një personaliteti kaq të lartë të Selisë Shenjte në vendin tonë është një rast i jashtëzakonshem jo thjesht për të demostruar marrëdhëniet e shkëlqyera e historike të vendit tonë me Selinë Shenjte por edhe një moment për të prekur nga afër kujdesin atërorë të Papa Françeskut për kishën dhe popullinë tonë Shqiptarë

Dom Mark Pashkja

Zëdhënes i KISH.

17 mars 2023, 12:43