Kërko

2023.03.04 Cammini Giubilari Sinodali 4 marzo 2023 2023.03.04 Cammini Giubilari Sinodali 4 marzo 2023

Drejtësia biblike dhe vëllazëria, në takimin e Udhëve jubilare sinodale

Drejtësia e Zotit nuk është drejtësia e njeriut, e cila synon vetëm të ndreqë padrejtësinë e vuajtur! Drejtësia e Zotit përfshin një koncept shumë më të gjerë: atë të faljes dhe të pajtimit. Ky është filli përcjellës i ciklit të ri të takimeve, titulluar“Udhë Sinodale Jubilare”, kushtuar në vitin 2023, pastrimit të kujtesës, që nisi sot pasdite në Sallën e re të Sinodit, në Vatikan.

R.SH. / Vatikan

Në veprimin hyjnor është themelor shpëtimi i të humburve, kështu u tha mes tjerash, në simpoziumin e parë të ciklit të ri, për përgatitjet e Vitit të Shenjtë 2025, që u mbajt të shtunën, 4 mars, në Sallën e re të Sinodit, në Vatikan, organizuar nga Fondacioni Fratelli Tutti dhe nga Bazilika e Shën Pjetrit. Gjatë në simpoziumit u dëgjuan dëshmitë e Gemma Capra-s, vejushës së komisarit italian Calabresi dhe studiuesit biblik, jezuiti At Pietro Bovati. 

Drejtësia e Zotit nuk është drejtësia e njeriut, e cila synon vetëm të ndreqë  padrejtësinë e vuajtur! Drejtësia e Zotit përfshin një koncept shumë më të gjerë: atë të faljes dhe të pajtimit. Ky është filli përcjellës i ciklit të ri të takimeve, titulluar“Udhë Sinodale Jubilare”, kushtuar në vitin 2023, pastrimit të kujtesës, që nisi sot pasdite në Sallën e re të Sinodit, në Vatikan. "Drejtësia biblike dhe vëllazëria" ishte tema e simpoziumit, frymëzuar nga kapitulli VII i enciklikës Fratelli Tutti, titulluar “Shtigjet drejt një takimi të ri” -  që u ndoq nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe asaj kishtare.

Bovati: kuptimi i drejtësisë biblike do të thotë të shpëtosh të humburit  

Në Shkrimet Shenjte - shpjegoi ati jezuit, Pietro Bovati, sekretar nderi i Komisionit Papnor Biblik, drejtësia del në shesh "kur Zoti takohet me të padrejtët dhe fajtorët, individë qofshin, a popuj. Drejtësia hyjnore i shpëton fajtorët, siç e dëshmon Krishti, i cili ia dhuron hirin çdo mëkatari të penduar. Është shpëtim, që nis nga Zoti e nuk varet nga mëkatari, por që nuk mund të fitohet nëse ky i fundit nuk e pranon hirin hyjnor”. Kjo, nënvizoi At Bovati, është edhe “detyra e besimtarëve”, të cilët nuk mund të kënaqen me një drejtësi, që e dënon njeriun për gabimet e tij, duke menduar se me dhënien e dënimit, me gjykimin e fajtorit, procesi përfundon. Besimtarët duhet ta çojnë deri në fund dëshirën për të shkuar, për ta kërkuar e për ta shpëtuar të humburin. Ky është kuptimi i vërtetë i drejtësisë biblike”.

06 mars 2023, 16:16