Kërko

2021.01.12 Madagascar siccità Pam Wfp bambini fame povertà aiuti 15 2021.01.12 Madagascar siccità Pam Wfp bambini fame povertà aiuti 15

Papa: për Zotin asnjë akt dashurie nuk humbet

Papa: tek Zoti, asnjë akt dashurie, sado i vogël, dhe asnjë përpjekje bujare nuk humbet

R.SH. - Vatikan

“Tek Zoti, asnjë akt dashurie, sado i vogël, dhe asnjë përpjekje bujare nuk humbet”. Kështu pohon Papa në një tweet, sot 21 shkurt 2023, në faqen @Pontifex.

Dashuria është forca e vërtetë, që e ndryshon botën

Shenjta Nënë Terezë i deshi të gjithë njerëzit, pa kurrfarë dallimi, por duke pasur më për zemër, të varfërit e të braktisurit: shenjë e ndritshme e dashurisë atërore dhe e mirësisë së Zotit. Diti të njohë, në fytyrën e njeriut, fytyrën e vetë Krishtit, të cilin e dashuroi me gjithë vetveten. Dashuria e krishterë është gjithnjë e vetmja forcë, që mund t’ia ndërrojë faqen botës. Prandaj atyre, që pyesin si e qysh Nënë Tereza arriti të bëhej kaq e famshme në të gjithë botën, përgjigjja është: sepse jetoi në mënyrë të përvuajtur e të fshehtë, për dashuri e në dashuri të Zotit. Ajo vetë pohonte se çmimi më i madh që mund t’i jepej, ishte të donte Jezusin e t’u shërbente të varfërve.

Falë shembullit të jashtëzakonshëm të Nënë Terezës ne sot mund të shikojmë se edhe jeta jonë mund të ndryshojë, shpirti ynë mund të bëhet pasqyrë e dritës së Krishtit e të ndriçojë edhe të tjerët. Ajo na dha ngushëllimin dhe sigurinë se Zoti nuk e braktis kurrë njeriun, se çdo vepër dashurie. Nënë Tereza na mësonte se “secili nga ne të bëjë së paku një vepër të vogël dashurie në ditë, një gjest të thjeshtë, të përditshëm: kështu do të kryhet një revolucion i vërtetë njerëzor e shoqëror.

21 shkurt 2023, 13:38