Kërko

Papa: mjaft me urrejtje, në dhimbje të bashkohemi e të ndihmojmë Turqinë dhe Sirinë

Tweet i ri nga Papa nga faqen @Pontifex: "Jo luftërave dhe ndarjeve që çojnë në vetëshkatërrim". Ndërkohë, numri i të vdekurve shkon mbi 17.000. BE-ja është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj për zonat e goditura nga tërmeti, ndërsa Kishat po vazhdojnë të ndihmojnë edhe përmes Caritaseve

R.SH. - Vatikan

"Është koha e dhembshurisë, është koha e solidaritetit. Mjaft me urrejtje, mjaft me luftëra dhe përçarje që çojnë në vetëshkatërrim. Në dhimbje të bashkohemi, t’i ndihmojmë ata që vuajnë në #Turqi dhe #Siri, të ndërtojmë paqen dhe vëllazërinë në botë".

Apel i ri i Papës Françeskut drejtuar komunitetit ndërkombëtar, pas tragjedisë që goditi popullsinë e dy vendeve, të shkatërruara nga tërmeti i dhunshëm i së hënës së kaluar. Edhe një herë Papa, përmes faqes së tij në Twitter @Pontifex, në nëntë gjuhë, përhap një mesazhi inkurajimi për paqen, duke u nisur nga tragjedia, dhe për afërsinë me të gjithë njerëzit e prekur.

Jo më larg se dje, në fund të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku pati pohuar: "Inkurajoi të gjithë të solidarizohen për këto troje, pjesërisht të torturuara prej vitesh edhe nga lufta e gjatë".

Numri i të vdekurve rritet

Ndërkohë, në terren, numri i të vdekurve - ende i përkohshëm - po rritet çdo orë dhe ka kaluar 17.000 të vdekur. Të dhëna të caktuara vijnë vetëm nga Ankaraja. Ekipet e shpëtimit punojnë ditë e natë për të kërkuar shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrënuara nga tërmeti, por ka edhe nga ata që kanë frikë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë se vlerësimet aktuale.

Organizata turke e shpëtimit u vu në lëvizje menjëherë pas tërmetit, më shumë se 9 mijë njerëz janë nxjerrë të gjallë. Situata në Siri është më e pasigurt. Shumë prej shtëpive të shembura në veri të vendit janë jashtë kontrollit të ushtrisë së Asadit dhe të dhënat që ofron qeveria nuk përfshijnë disa zona veriore.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian thotë se është "gati të rrisë më tej" mbështetjen për zonat e prekura nga tërmeti në Turqinë jugore "në koordinim të ngushtë me autoritetet turke". "Mendimet tona vazhdojnë të jenë me ju dhe popullin tuaj", kanë shkruar krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së në një letër drejtuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Dhe u nisur nga situata a rëndë, edhe Kishat Evropiane kanë ofruan ndihmën e tyre, në mënyrë të veçantë përmes Caritaseve, që tashmë janë në pranishme në terren pranë njerëzve, në këto momente teje dramatike pas tërmetit.

09 shkurt 2023, 14:43