Papa ka emëruar At Michel Jalakh sekretar të ri të Dikasterit për Kishat Orientale
R.SH. - Vatikan
Meshtari maronit libanez Atë Michel Jalakh, O.A.M., aktualisht rektor i Universitetit Antonian në Baabda, Liban, u emërua nga Papa Françesku sekretar i ri i Dikasterit për Kishat Lindore.
I lindur më 27 gusht 1966 në Baouchrieh (Liban), Atë Jalakh bëri kushtet e para rregulltare më 15 gusht 1983, në Urdhërin Antonian Maronit, ndërsa më 21 Prill 1991 u shugurua meshtar. Nga dhjetori 2000 - deri në korrik 2008, shërbeu si sekretar në ish-Kongregatën për Kishat Lindore. Në vitin 2008 mori doktoraturën në Eklezologji pranë Institutit Papnor Lindor në Romë (Itali).
Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme dhe anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet Ekumenike të Asamblesë së Patriarkëve Katolikë dhe Ipeshkvijve, në Liban. Pedagog në Universitetin Antonian në Baabda, u emërua rektor i tij në vitin 2017.
Më 21 nëntor 2022, Papa Françesku emëroi prefektin e ri të Dikasterit për Kishat Lindore: Kryeipeshkvin Claudio Gugerotti, 67-vjeç, deri atëherë nunc apostolik në Britaninë e Madhe. Prelati filloi shërbimin e tij më 16 janar.