Kërko

Pasojat e tërmetit në Turqi Pasojat e tërmetit në Turqi 

Kardinali Krajewski: ndihma të reja nga Papa për viktimat e tërmetit në Turqi

Lëmoshtari i Papës tregon përkushtimin e Selisë së Shenjtë për njerëzit e prekur rëndë nga tërmeti, që lëkundi tokat turke dhe siriane, me pasojë mbi 45,000 të viktima. Dje ndihma e re e Papës mbërriti në Turqi me një avion. Njëkohësisht, Imzot Gugerotti ishte ndërmjet viktimave e tërmetit në Siri.

R. SH. - Vatikan

Një angazhim koral, i menjëhershëm, në shenjë ndihme dhe solidariteti me një popull të vuajtur. Kardinali Konrad Krajewski tregon kështu, për mediat e Vatikanit, atë që ndodhi në një ditë të vetme në Vatikan, me ftesë të Papës, thellësisht i prekur nga ngjarjet në Siri dhe Turqi. Në vendin e gjysmëhënës, bilanci i tërmetit, që goditi zonën më 6 shkurt, ka arritur në mbi 39.600 të vdekur, ndonëse nuk mungojnë edhe mrekullitë e vogla, si gjetja e njerëzve ende të gjallë nën rrënoja. Pas kaq ditësh!

Më 16 shkurt, Papa Françesku u takua në Vatikan me ambasadorin e ri turk Ufuk Ulutaş, i cili u prit për paraqitjen e letrave kredenciale. Me këtë rast, pasi i drejtoi një përshëndetje afërsie dhe dashurie "popullit fisnik turk", Papa pyeti se cilat ishin nevojat më urgjente të popullsisë dhe e porositi Dikasterin për shërbimin e bamirësisë të parashikonte ndihmat për çdo nevojë. “Një orë pas takimit me Atin e Shenjtë – kujton kardinali Konrad Krajewski – takova ambasadorin, i cili më shpjegoi se për çfarë kishin nevojë”.

Angazhimi për një vend në gjunjë

Lista e diplomatit kishte të bënte kryesisht me ushqime të konservuara si orizi dhe toni, por edhe pelenat dhe shumë materiale të tjera që mund t'i rezistojnë motit, e sidomos, të ftohtit. “Menjëherë – nënvizon Lëmoshtari papnor – në Vatikan u përgatitën në një ditë të vetme 10 ngarkesa me ushqime, të cilat u ngarkuan në një kamion dhe u nisën drejt aeroportit Fiumicino”. Destinacioni i dhuratës së Papës ishte një magazinë e linjave turke. Vullnetarët dhe personeli i aeroportit punuan pa u lodhur për ta rregulluar ngarkesën, që mbërriti dje në Stamboll. “Pakot u përgatiten me kujdes të madh - shpjegon kardinali - sepse do të udhëtonin me avionë të linjës, jo me aeroplanë mallrash, prandaj vëmendje e madhe iu kushtua edhe peshës e madhësisë së vetë pakove”.

Ndihmoni sot, jo nesër

“Në Ungjill thuhet gjithmonë sot, jo nesër. Kur Jezusi bënte mrekulli, ai i bënte ato menjëherë, jo pas një jave apo si kishte kaluar një farë kohe dhe kështu - shton Krajewski - ne e bëmë gati ndihmën menjëherë, falë parkimit të makinave të Vatikanit, donacioneve, ndihmës së shumë njerëzve". Në 24 orë u bë gjithçka. Është kujdes - shpjegon lëmoshtari i Papës - që lind nga bindja se "dashuria pa bamirësi nuk ekziston".

Gugerotti në Siri

Në të njëjtën kohë, prefekti i Dikasterit për Kishat Lindore, Imzot Claudio Gugerotti, filloi misionin e tij ndërmjet viktimave të tërmetit në Siri, që  shkaktoi mbi 5800 të vdekur. Një udhëtim që vijon edhe në Turqi, për t’u shprehur afërsinë e Papës popullsive të prekura nga tërmeti.

19 shkurt 2023, 14:20