Kërko

Papa: kush frekuenton Fjalën e Zotit përjeton shndërrimin e jetës

Papa: "ata që e frekuentojnë Fjalën e Zotit përjetojnë përmbysje a shndërrime të shëndetshme ekzistenciale: zbulojnë se jeta nuk është kohë për t'u ruajtur nga të tjerët dhe për të mbrojtur veten, por mundësi për të takuar të tjerët në emër të Zotit të afërt".

R.SH. / Vatikan

"Ata që e frekuentojnë Fjalën e Zotit përjetojnë përmbysje a shndërrime të shëndetshme ekzistenciale: zbulojnë se jeta nuk është kohë për t'u ruajtur nga të tjerët dhe për të mbrojtur veten, por mundësi për të takuar të tjerët në emër të Zotit të afërt". Këtë nënvizon Papa Françesku këtë në një postim të ri në Twitter, disa ditë pas së Dielës së katërt kushtuar Fjalës së Zotit, që bie të dielen më 22 janar. Kështu të dielën e ardhshme 22 janar 2023 bie dita kushtuar njohjes së Shkrimit të Shenjtë / Biblës.

Fjala e Zotit na dhuron jetën e pasosur

Fjala e Zotit hyn nga veshët, arrin në zemër e shkon në duar, për vepra të mira. Kur Shkrimi i Shenjtë bëhet burim i përshpirtërisë e i fuqisë së fesë për të gjithë ata që besojnë në Krishtin, atëherë Fjala e Zotit e shndërron botën. Këtë na kujton vazhdimisht Kisha duke na ftuar ta njohim, studiojmë e meditojmë Shkrimin e Shenjtë.

Vërtet Bibla, është dhuratë e paçmueshme, që na mundëson të jetojmë në historinë e misterit të Krishtit, duke e pranuar në brazdat e jetës sonë personale e komunitare, farën e Fjalës së Zotit, farë amshimi, e cila e shndërron nga brenda jetën tonë personale dhe këtë botë e na i hap portat e Mbretërisë Qiellore.

17 janar 2023, 16:52