Kërko

Kardinali Parolin, mafia është mohimi i krishterimit

Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin mori pjesë, dje pasdite, në një konferencë mbajtur në Senatin italian mbi figurën e të Lumit Rosario Livatino, gjyqtarit të ri italian të vrarë nga mafia në vitin 1990: "Figura e tij e mrekullueshme, është shembull për gjyqtarët dhe përfaqësuesit e drejtësisë". E pranishme dje në Senatin italian edhe relika e tij, këmisha e përgjakur që e kishte veshur në ditën e martirizimit, e cila është sjell në shtegtim në Romë deri më 21 janar.

R.SH. / Vatikan

Livatino, që ishte formuar "në përkim me ligjin hyjnor", u vra sepse me zbatimin e ligjit të shtetit që aplikonte, "për mafiozët qe një pengesë e pakapërcyeshme", kujtoi kardinali Parolin e tha se mafia është një zgjedhje e skllavërisë, prandaj duhet të kthehet e të jetojë në legalitet, në përkim me ligjin. Mafia megjithë në dukje ka një "përshpirtëri ndaj shenjtorëve e Zojës së Bekuar" po në realitet është "zgjedhje e qëllimshme për të mohuar krishterimin dhe në vend të kësaj të pohojë një paganizëm të prirur për pushtet dhe para", tha Kardinali Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, duke folur dje pasdite në Senatin italian mbi të Lumin Rosario Livatino, “një figurë për t'ua propozuar të rinjve”.

Ajo e të Lumit Rosario Livatino "është një figurë e mrekullueshme, një i krishterë solid që dinte të jetonte thellësisht fenë e tij në ushtrimin e një profesioni veçanërisht delikat siç është ai i gjyqtarit". Kështu tha Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, gjatë konferencës kushtuar magjistratit të vrarë nga mafia në vitin 1990 Levantino,  mbajtur dje në Senatin italian. Për kapjen e fundit të mafiozit Messina Denaro, kreut të arratisur të Cosa Nostra-s, kardinali Parolin tha: "Është një sukses i shtetit".

Gjykatësi italian Rosario Livatino, lindi më 3 tetor 1952, në Canicatti, e qe vrarë prej mafies më 21 shtator 1990, nga urrejtja për fenë. Vdiq duke i falur vrasësit. I Lumi Livatino ia kushtoi gjithë jetën drejtësisë e  zhdukjes së fenomenit mafioz, duke nënshkruar vendime guximtare, që e vunë në shënjestër të Cosa Nostra-s. Ishte njeri i aftë për të gjykuar, duke i dhënë shpirt ligjit - siç na e la të shkruar, në sa mbronte njeriun e drejtë pa iu tutur syri aq, sa të meritonte plumbin nga mafia dhe nderimet e altarit nga Kisha, për t’u bërë, kështu, model për të gjithë gjykatësit!V

19 janar 2023, 12:53