Kërko

2023.01.31 Papa Francesco e Monsignor Krzysztof Marcjanowicz, sottosegretario al Dicastero per il Culto Divino 2023.01.31 Papa Francesco e Monsignor Krzysztof Marcjanowicz, sottosegretario al Dicastero per il Culto Divino

Imzot Marcjanowicz është nënsekretari i ri i Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor

Prifti polak ishte deri më tani zyrtar i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e popujve dhe Ceremonier Papno

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ka emëruar Imzot Krzysztof Marcjanowicz nënsekretar të ri të Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve. Lajmin e bëri të ditur sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë. Prelati që nga marsi 2012 është zyrtar i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve në seksionin për çështjet themelore të ungjillëzimit në botë, si dhe kapelan i Shenjtërisë së Tij e Ceremonier Papnor.

Kryeipeshkvi Marcjanowicz lindi në Krakov më 24 mars 1977 dhe u shugurua neshtar më 8 qershor 2002 për kryedioqezën e qytetit të tij. Ka doktoratuar në Liturgjinë e Shenjtë në Institutin Liturgjik Papnor të Shën Anselmit në Romë.

31 janar 2023, 15:03