Kërko

Il decano del Corpo Diplomatico accreditato presso la Santa Sede Georges Poulides  (VATICAN MEDIA Divisione Foto) Il decano del Corpo Diplomatico accreditato presso la Santa Sede Georges Poulides (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Dekani Poulides: të hiqet oksigjeni nga zjarri i së keqes

Në takimin e zakonshëm të Trupit Diplomatik me Papën në fillim të vitit të ri, ambasadori kujtoi vdekjen e Benediktit XVI. Foli, më pas, për angazhimet e Françeskut në vitin që sapo kaloi, duke nënvizuar fjalët e tij më domethënëse për botën bashkëkohore dhe konfliktet që po e copëtojnë si edhe për udhëtimet e tij apostolike dhe shtegtimin e ardhshëm në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut

R.SH. / Vatikan

Në audiencën për përshëndetjet e fillimvitit, dekani i Trupit Diplomatik, Georges Poulides, ambasador i Qipros pranë Selisë së Shenjtë, para së gjithash i bëri Papës ngushëllimet e përfaqësuesve të shteteve që kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Apostolike, për vdekjen e Papës së Nderit Benediktit XVI, që kujtohet "me nderim dhe dashuri, jo vetëm për përkushtimin e tij ndaj Kishës dhe kulturën e thellë, por edhe e sidomos, për mirësinë dhe gatishmërinë e tij" edhe ndaj diplomatëve, si dhe për "veprimtarinë e admirueshme baritore dhe mësimore”.

Françesku: paqja është thirrje, që meriton të dëgjohet

Me një vështrim mbi realitetin bashkëkohor, Poulides vëren se pas pandemisë Covid-19 "një tjetër virus i tmerrshëm, ai i luftës" duket se dëshiron të përhapet, duke kërcënuar të "përfshijë mbarë botën". E, në vijim, kujton atë që pati thënë Françesku në Koloseum, tetorin e kaluar, gjatë takimit ndërfetar organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit, kushtuar paqes. Asaj paqeje, që sot "dhunohet rëndë, plagoset, nëpërkëmbet". E edhe lutjen drejtuar Zojës, më 8 dhjetor, me rastin e aktit të nderimit, me bindjen se “mund të vazhdosh të besosh dhe të shpresosh, se dashuria fiton mbi urrejtjen, e vërteta fiton mbi gënjeshtrën, falja mbi fyerjen, paqja mbi luftën". Fjalë të cilat, kujtoi dekani i Trupit Diplomatik, pasqyruan dhimbshëm “vuajtjet e njerëzimit të prekur nga drama e konflikteve, me pasojat e dhunës, dhimbjes, shkatërrimit. Baballarë dhe nëna që vajtojnë vdekjen e fëmijëve të tyre, të rinj që mbetën jetimë para kohe, shtëpi të shkatërruara, toka të shkretuara, të mërguar, refugjatë…”. Tragjedi, por që e inkurajojnë veprimtarinë e ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë "të cilët synojnë t’i zbusin shkaqet e konflikteve dhe t’i vënë pritë shpërthimit të atyre, që synojnë t’i hedhin në erë pasuritë e krijuara nga çdo shoqëri". "Fitorja e paqes mund të arrihet vetëm përmes aftësisë së secilit për ta ndjerë veten gjymtyrë e familjes njerëzore - argumenton Poulides - Vetëm përmes dëgjimit, dialogut, pranimit dhe mikpritjes së tjetrit, të ligshtit, të shtypurit, të braktisurit, mund të krijohet kultura e paqes, për të cilën bota sot duket se ka shumë nevojë”.

 Virusi i luftës kërcënon mbarë botën

Me një vështrim mbi realitetin bashkëkohor, Poulides vëren se pas pandemisë Covid-19 "një tjetër virus i tmerrshëm, ai i luftës" duket se dëshiron të përhapet, duke kërcënuar të "përfshijë mbarë botën". Kujton, më pas, atë që tha Françesku në Koloseum tetorin e kaluar, gjatë takimit ndërfetar, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit, në lidhje me paqen, sot "të dhunuar rëndë, të plagosur, të nëpërkëmbur", si dhe lutjen e aktit të nderimit, me besimin se duhet "të vazhdosh të besosh dhe të shpresosh, se dashuria fiton mbi urrejtjen, e vërteta mbi gjenjeshtrën, falja mbi fyerjen, paqja fiton mbi luftën". Fjalë që - kujtoi dekani i Trupit Diplomatik -  na rikujtuan “vuajtjet e njerëzve të prekur nga drama e konflikteve me pasojat e tyre të dhunës, të vuajtjes, të dhimbjes. Baballarët dhe nënat që vajtojnë vdekjen e fëmijëve të tyre, të rinjtë që mbetën jetimë para kohe, shtëpitë e rrënuara, tokat e shkretuara, të mërguarit dhe refugjatët braktisur rrugëve të botës”. Por të gjitha këto i inkurajojnë ambasadorët pranë Selisë së Shenjtë "të synojnë t’i zbutin shkaqet e konflikteve dhe t’i pengojnë të shpërthejnë, duke rrënuar pasuritë e krijuara me mundim e djersë nga çdo shoqëri". Fitorja e paqes mund të funksionojë vetëm kur secili të ndjehet pjesë e familjes njerëzore - argumenton Poulides.

Përpjekjet për paqe

Ambasadori i Qipros nënvizon "përpjekjen, qoftë edhe fizike" të Françeskut, vitin e kaluar, "për t’ia hequr oksigjenin flakës të së keqes dhe të indiferencës", duke e falënderuar për shembullin që dha dhe duke e siguruar se sfidat "e kujtuara edhe në Mesazhin i fundit për Ditën e Paqes, u dëgjuan me vëmendje nga diplomacia, me bindjen se paqja është jetike për vendet në krizë, por edhe për kombet që drejtpërdrejt ose tërthorazi vuajnë pasojat e saj të rënda”. Poulides përmend, në veçanti, "varfërinë, pabarazitë, mungesën e ushqimit, shëndetin publik, punën e denjë për të gjithë, dhe përsëri "pranimin dhe integrimin e atyre që jetojnë si të dëbuar në shoqëritë tona".

Mësimet e Papës në udhëtimet apostolike

Duke rikujtuar shtegtimet apostolike të Papës në vitin 2022, diplomati theksoi temat e mikpritjes, vëllazërisë dhe nevojës për veprimtari të përbashkët në ndihmë të imigracionit, për të cilin u fol aq shumë në Maltë, duke përsëritur përgjegjësinë e madhe të të gjithëve "për ndërtimin e një shoqërie më solidare e më paqësore". Sepse, siç tha Françesku në Valetta, "tjetri nuk është virus, nga i cili duhet të mbrohesh, është njeri, që duhet mirëpritur". Për "shtegtimin e pendimit" në Kanada, i cili "vazhdoi udhën e "shërimit dhe të pajtimit" me popullsinë indigjene", Poulides nënvizoi solidaritetin e Papës "me popujt e periferive" dhe "angazhimin e Selisë së Shenjtë" për kujdesin ndaj krijimit”. E përsëri, në Kazakistan, me rastin e Kongresit të shtatë të Prijësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, këshillën për të mbështetur ekumenizmin dhe dialogun ndërmjet feve në dëgjimin dhe mirëkuptimin dhe më pas, ftesën për ta pranuar “ndërmjet të drejtave themelore të një shoqërie multietnike dhe multikulturore, lirinë fetare, parë si “udha më e mirë për bashkëjetesën civile”. Dekani kujtoi gjithashtu vizitën e Papës në Bahrein. "Ati i Shenjtë - theksoi - na ftoi edhe një herë të njohim vlerën e asaj që na bashkon, duke ruajtur veçoritë dhe dallimet tona". Këtë vërejti Poulides, duke përmendur fjalët e  Françeskut për unitetin, i cili nuk është "të gjithë njësoj", jo, është unitet, në ndryshim".

Reforma e Kuries Romake

Në fjalimin e tij, Poulides foli më pas edhe për rëndësinë e "përmbushjes së rrugës kishtare dhe sinodale të Kushtetutës Apostolike Preedicate Evangelium mbi Kurien Romake dhe shërbimin e saj ndaj Kishës në botë". Reformë e thellë e cila, siç shkruan vetë Françesku, “shërben për të favorizuar një ungjillëzim më efikas; për një frymë më ekumenike, më të frytshme; e për të inkurajuar një dialog më konstruktiv me të gjithë'”.

Shtegtimi i ri i Françeskut

Më në fund, ambasadori, duke cituar fjalët e mesazhit Urbi et Orbi, shqiptuar në mëngjesin e Krishtlindjes nga Papa, i cili e quajti atë që bota po përjeton "uri serioze për paqen", pranon se "paqja është rrugë e përpjetë, që nuk mund të bëhet vetëm" dhe kujtoi "vendet e shumta ku po luftohet lufta e tretë botërore pjesë-pjesë dhe ku paqja përpiqet të ngrejë zërin, që t’i dëgjohet". Vendet, për të cilat Françesku mëngjesin e Krishtlindjes “kërkoi të heshtin armët! Por ne e dimë mirë se paqja kërkon guxim dhe vërtetësi”- rikujtoi.

Duke përfunduar, mendimi i dekanit të Trupit Diplomatik shkoi tek shtegtimi apostolik i radhës, që do të nisë së shpejti Papa, “shtegtim i paqes dhe i pajtimit, në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Sudanin e Jugut”. E, në fund të fjalimit, e falënderoi Françeskun "për punën e tij të palodhshme, shpresë për një mori popujsh, burra e gra nga të katër anët e botës”.

09 janar 2023, 16:31