Kërko

2022.12.07 Udienza Generale 2022.12.07 Udienza Generale

Papa Françesku admiron Pemën e Krishtlindjes, në Sheshin e Shën Pjetrit

Pas audiencës së përgjithshme në Sallën Nervi, sot paradite Papa Françesku ishte në Sheshin e Shën Pjetrit për të admiruar Pemën e Krishtlindjes

R. SH. - Vatikan

Pas audiencës së përgjithshme në Sallën Nervi, sot në mëngjes Papa Françesku ishte në Sheshin e Shën Pjetrit për të admiruar Bredhin e Krishtlindjes, ardhur këtu nga tokat e Abruzzo-s, dhuruar nga zona malore Rosello, në provincën e Chieti. 26 metra i gjatë, i ardhur nga kultivimi i pemëve, arriti në Sheshin e Vatikanit i ngarkuar me dekorimet e Solemnitetit, realizuar nga nxënësit, gjyshërit dhe të ftuarit e një institucioni rehabilitimi psikiatrik. Prerja e trungut ishte e nevojshme, sepse vinte në rrezik disa banesa aty pranë.

Bredhi i Krishtlindjes, tani, i stolisur me një mori dritash, që natën duken si yje të rëna nga qielli, ndriçon edhe djepin e gdhendur  prej druri në Friuli Venezia-Giulia, ku Natën e Festës se Krishtlindjes, në Sheshin e Vatikanit, do të mund të soditet edhe Foshnja Hyjnore Jezus,  ashtu siç shihen figurat tjera që e rrethojnë Shpellen e Betlehemit, barinj e mbretër, të gjithë prej druri, realizuar me mjeshtri të rrallë, që e emocionon turmën e cila nuk mungon ditën as natën, kur dritat ndizen e shuhen, duke krijuar një atmosferë thellësisht mistike.

E këtu ishte sot edhe Papa Françesku, që e soditi me emocion këtë krijesë artistike prekëse, e cila të çon, me shpirt dhe fantazi, në Shpellën e Betlehemit!  

07 dhjetor 2022, 15:48