Kërko

Cardinale Michael Czerny Cardinale Michael Czerny

Kard. Czerny: paqja e Krishtit na jep fuqinë të ëndërrojmë paqen

"Këto ditë, skena apokaliptike shpalosen para atyre që punojnë për paqen dhe që ndodhen ballë për ballë me tmerret, të cilat i detyrojnë njerëzit të migrojnë, të ikin ose të luftojnë e të vdesin”. E nënvizoi këtë Kardinali Michael Czerny, Prefekt i Dikasterit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, gjatë Meshës kremtuar në Casa La Salle në Romë, me rastin e konferencës së Pax Christi International dhe të Usg-Uisg Komisioni Jpic, titulluar "Papa Françesku, Jodhunës dhe realizim i Pacem in Terris”

R.SH. - Vatikan

"Këto ditë, skena apokaliptike shpalosen para atyre që punojnë për paqen dhe që ndodhen ballë për ballë me tmerret, të cilat i detyrojnë njerëzit të migrojnë, të ikin ose të luftojnë e të vdesin”. E nënvizoi këtë Kardinali Michael Czerny, Prefekt i Dikasterit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, gjatë Meshës kremtuar në Casa La Salle në Romë, me rastin e konferencës së Pax Christi International dhe të Usg-Uisg Komisioni Jpic,  titulluar "Papa Françesku, Jodhunës dhe realizim i Pacem in Terris”.

   “Mënyra se si Papa Françesku e ushtron autoritetin e tij është frymëzuese, frymëzim për ne, që të përshkojmë udhë të reja, të cilat e bëjnë Mbretërinë e Perëndisë të rritet - vërejti kardinali Czerny në predikimin, mbajtur në gjuhën angleze - Në enciklikat Laudato si' e Fratelli tutti në veçanti, kemi tashmë gjithçka na nevojitet për ta jetuar ëndrrën e madhe të paqes me gratë dhe burrat, njerëz që Zoti i do, pavarësisht nga besimi, populli apo kombi, të cilit i përkasin".

   "Sepse paqja e Krishtit na jep fuqinë të ëndërrojmë, ashtu siç ëndërronte vetë Jezusi teksa flinte i qetë edhe në mes të stuhisë në det. Jemi në të njëjtën barkë, në atë ku fle Zoti, që vijon të jetë me ne dhe na fton të kemi besim”, shtoi Hirësia e Tij.

  Sipas Kardinalit Czerny 'e drejta” është shprehje e fortë në botën biblike. I kapërcen kufijtë e ligjit dhe e qetëson njeriun, që nuk gjen paqe as drejtësi: “Zoti të njeh, punon për ty, lufton për ty. Është përkrah teje". "E drejta, që Zoti nuk e harron, është rendi i duhur i realitetit, të cilin asnjë arrogancë nuk mund ta përmbysë. Ka viktima. Ka agresorë - kujtoi në përfundim - Disa njerëz përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve. “Ndërsa Zoti, ndërkaq, dëgjon britmën e të varfërve të tij."

 

08 dhjetor 2022, 14:10