Kërko

“Mesazhi i malit”, në një simpozium në Vatikan më 12 dhjetor

Një simpozium mbi malet mbështetur në fjalët e Enciklikës ‘Laudato Sì’ të Papës Françeskut, e promovuar nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin dhe nga aleanca Mountain Partnership të Kombeve të Bashkuara kushtuar zhvillimit të zonave malore, me bashkëpunimin e shoqatës Giovane Montagna, Club Alpino Italiano dhe shoqatën Guide Don Bosco 6000 - Peru, si një kontribut për Vitin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Maleve 2022 dhe për Ditën Ndërkombëtare të Maleve - 11 dhjetor.

R.SH. - Vatikan

Një simpozium mbi malet mbështetur në fjalët e Enciklikës ‘Laudato Sì’ të Papës Françeskut, e promovuar nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin dhe nga aleanca Mountain Partnership të Kombeve të Bashkuara kushtuar zhvillimit të zonave malore, me bashkëpunimin e shoqatës Giovane Montagna, Club Alpino Italiano dhe shoqatën Guide Don Bosco 6000 - Peru, si një kontribut për Vitin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Maleve 2022 dhe për Ditën Ndërkombëtare të Maleve - 11 dhjetor. Simpoziumi do të mbahet më 12 dhjetor në qendrën ‘Casina Pio IV’ në Vatikan.

Dita Ndërkombëtare e Maleve u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2003 dhe kremtohet çdo 11 dhjetor për të nënvizuar rolin e maleve dhe popullsive që jetojnë atje për ekuilibrin e planetit tonë.

06 dhjetor 2022, 10:50