Kërko

Dialog me Kinën  Dialog me Kinën  

Selia e Shenjtë shpreh keqardhjen për emërimin e një ipeshkvi në Kinë, që nuk përkon me Marrëveshjen

Imzot John Peng Weizhao, që nga 24 nëntori, “është ipeshkëv-ndihmës i Jiangxi”. Njohja e tij, lexohet në një notë të Vatikanit, "u parapri nga presioni i gjatë dhe i rëndë i autoriteteve vendase".

R. SH. - Vatikan

"Çudi dhe keqardhje" nga ana e Selisë së Shenjtë, pasi mësoi lajmin, që vinte nga Kina, lidhur me "ceremoninë", kremtuar më 24 nëntor, në Nanchang, nga Imzot Giovanni Peng Weizhao, ipeshkëv i Yujiang (Provinca e Jiangxi ), si "ipeshkëv ndihmës i Jiangxi", dioqezë që nuk njihet nga Selia e Shenjtë.

“Kjo ngjarje nuk u zhvillua në përkim me frymën e dialogut ndërmjet Vatikanit dhe palëve kineze e as me atë që parashikohej nga Marrëveshja e Përkohshme për emërimin e ipeshkvijve, më 22 shtator 2018”, kujton një Deklaratë e Selisë së Shenjtë, e përhapur sot. “Për më tepër - sipas lajmeve të marra - njohjes civile të Imzot Peng, i parapriu presioni i gjatë dhe i rëndë nga autoritetet vendase”, vijon shënimi.

Selia e Shenjtë shpreson se episode të ngjashme nuk do të përsëriten, pret komunikimet e duhura për këtë çështje nga autoritetet dhe ripohon gatishmërinë e saj të plotë për të vazhduar dialogun e respektueshëm lidhur me të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Marrëveshja e Përkohshme u nënshkrua nga përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës më 22 shtator 2018. Parashikonte një periudhë zbatimi ad eksperimentum që duhet të zgjaste dy vjet. Marrëveshja ishte e vlefshme në tetor të vitit 2020!

26 nëntor 2022, 13:37