Imzot Martinelli: udhëtimi Papёs në Bahrein frymëzim për paqe dhe pajtim të vërtetë
R.SH. - Vatikan
Udhëtimi i Papёs Françeskut në mbretërinë e Bahreinit, që nisë nesër, do ta kthejë Papën në rajonin arab, pas vizitës historike në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt 2019, kur në Abu Dabi nënshkroi dokumentin historik për vëllazërinë njerëzore së bashku me imamin e El-Azhar Al-Tayyib. Kësaj here, Papa do të pritet nga një vend me shumicë shiite dhe Imzot Paolo Martinelli, vikar apostolik i Arabisë jugore - që përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemenin dhe Omanin - nënvizon aspektet e vazhdimësisë ndёrmjet këtyre dy udhëtimeve apostolike.
Në çfarë konteksti zhvillohet vizita e Papës në Bahrein?
Kjo vizitë e dytë merr gjithashtu domethënie e rëndësi nga marrëdhënia e saj me të parën. Vizita e Papёs Françeskut në Abu Dabi pati qenë një ngjarje shumë e rëndësishme për Kishën, por edhe për vetë shoqërinë, duke frymëzuar thellësisht dialogun ndërfetar, bashkëjetesën, përballjen paqësore, bashёndarjen e të mirave shpirtërore dhe mundësinë e promovimit të të mirave nëpërmjet marrëdhënieve të mira mes njerëzve të besimeve të ndryshme pёr një shoqëri më njerëzore, më vëllazërore, mbi të gjitha duke marrë shkas nga dokumenti i madh profetik për vëllazërinë njerëzore të Abu Dabit nënshkruar nga Papa dhe Imami i madh i Al-Azharit. Unë do të thosha se ky takim në Bahrein realizohet gjithnjё nё vazhdёn e rezonancës sё Abu Dabit dhe besoj se ka mundësinë të thellojë mё tej dhe rimarrë motivet e atij takimi e të vazhdojë të frymëzojë si komunitetin e krishterë ashtu edhe katolikët, por do të thoja pikërisht të gjithë njerëzit që u përkasin feve të ndryshme dhe për këtë arsye mund të jetë vërtet një moment shumë domethënës.
Sigurisht që jemi në një kontigjencë historike shumë, shumë, serioze. Konflikti brenda Evropës është padyshim diçka që ndihet në të gjithë botën dhe prandaj besoj se ky takim i Papës - si edhe takimet e tij të mëparshme të fundit - në fakt ndodh në një moment historik që mund të jetë tejet "frymëzues" për promovimin e paqes e tё pajtimit të vërtetë. Unë besoj se vendi i Gjirit Persik përbën imazhin e një shoqërie të larmishme, të një shoqërie të formuar nga shumë kultura e shumë spiritualitete të ndryshme dhe besoj se ky takim do të jetё një nxitje e madhe drejt një rimendimi të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do të frymëzojë marrëdhënie të mira, pёr kërkimin e një jetë të mirë për të gjithë, duke na ndihmuar, kёshtu, të zbulojmё sesi dallimet, diversitetet - brenda dashurisë për të mirën e përbashkët - mund të jenë një pasuri dhe jo pengesë. Ky takim, pra, zhvillohet në një kohë me shqetësim të madh në nivelin botëror, por në qendёr të tij ёshtё pikërisht ideja e një bashkëjetese të mundshme të së mirës, paqes, pajtimit dhe mbështetjes për jetën e mirë të të gjithëve. Mund të jetë vërtet një bekim jo vetëm për rajonet e Gjirit Persik, por të frymëzojë fuqishëm një pikëpamje të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas jush, cila është tipari që e karakterizon Kishën në Arabi?
Ka një tipar të dyfishtë. Nga njëra anë është në thelb një Kishë emigrantësh, në përbërjen e saj më tё madhe, dhe kjo do të thotë në të njëjtën kohë një Kishë që është popull i Zotit i përbërë nga popuj të ndryshëm. Ka kaq shumë kombësi, kultura, madje edhe mes vetë katolikëve të pranishëm në Gjirin Persik, kështu që sfida e madhe për ne si Kishë është të kuptojmë pluriformitetin e përvojës së krishterë me një pasuri për t'u jetuar në unitet të thellë. Kjo është karakteristika e parë themelore: është një Kishë emigrantësh, pra e përbërë nga popuj të ndryshëm, në të gjitha nivelet. Si në nivelin e besimtarëve laikë ashtu edhe të rregulltarёve e rregulltare, por edhe të klerit. Kleri që është i pranishëm në të gjithë rajonin e Gjirit Persik vjen nga realitete të ndryshme, nga kombe të ndryshme dhe i përket instituteve të ndryshme të jetës rregulltare. Pra, është interesante kjo aftësi - që është gjithmonë një sfidë, natyrisht - për të mbajtur së bashku diversitetin në favor të unitetit. Kjo është gjëja e parë e madhe. Sfida tjetër e madhe është padyshim fakti se është një Kishë minoritare, e cila ndodhet brenda vendeve me njëmijë karakteristika të ndryshme dhe sigurisht është pakicë në krahasim me realitetin islam dhe besimtarët myslimanë. Kjo na shtyn t’i kërkojmë gjërat thelbësore në jetën e krishterë. Na nxit të kërkojmë gjithmonë jetën e mirë të Ungjillit, të shmangim në çdo mënyrë çdo formë prozelitizmi dhe në vend të kësaj të inkurajojmë dialogun dhe dëshminë e jetës së mirë, mbi të gjitha duke dëshmuar qetësisht gëzimin e Ungjillit dhe tё fesё tonë. Ja besoj se këto dy karakteristika e paraqesin jetën e Kishës: të qenurit një popull migrantësh e një Kishë emigrantësh dhe të qenurit një Kishë pakicë që tregon thelbësoren e kjo do tё thotё dëshmosh jetën e mirë të Ungjillit.