Kërko

2020.10.20 Incontro internazionale di preghiera per la pace 2020.10.20 Incontro internazionale di preghiera per la pace

Papa do të mbyllë lutjen për paqe organizuar nga Shёn Egjidi në Koloseum

“Ati i Shenjtë Françesku do të marrë pjesë në takimin e lutjes për paqen me përfaqësuesit e feve të mëdha botërore të organizuar nga Komuniteti i Shёn Egjidit me titull “Thirrja për Paqe”, që do të mbahet pasditen e së martës sё 25 tetorit tё ardhshёm pranё amfiteatrit romak Koloseut”. Kështu njofton drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni

R.SH. - Vatikan

Në prani të Papës dhe përfaqësuesve të tjerë të feve botërore, do tё mbahet takimi ndërkombëtar i organizuar nga Komuniteti i Shёn Egjidit me temёn “Thirrja e paqes. Fetë dhe kulturat në dialog”, në Romë nga 23 deri më 25 tetor 2022. Lajmin e dha drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit Matteo Bruni.

Fryma e Asizit

Ngjarja qё u prezantua sot në Palazzo Pio, selinё e Radio Vatikanit, është e 36-ta e promovuar nga Komuniteti i shёn Egjidit duke ndjekur "Shpirtin e Asizit", pas ditës historike qe u mbajt me vullnetin e Shën Gjon Palit II në vitin 1986 nё qytetin e Shёn Françeskut. Për tre ditë, drejtues fetarë dhe intelektualë, njerëz të kulturës dhe politikës, do të takohen pranё amfiteatrit romak Colosseo, nё Romё, për të diskutuar çështje tё mëdha dhe aktuale të ndikuara nga lufta që po shkakton viktima dhe shkatërrime tё mёdha.

Të krishterët në Koloseum

"Ne duam të çlirohemi nga robёrimi i luftës. Dhe do të bëjmë qё të dëgjohet thirrjen jonë për paqen - tha presidenti i Shёn Egjidit, Marco Impagliazzo, duke paraqitur takimin në një konferencë shtypi - një paqe e rrezikuar jo vetëm në Ukrainë, por në shumë vise të botës”. Për herë të parë, shpjegoi Impagliazzo, "të krishterët do të luten brenda amfiteatri Koloseu me Papёn Françesku". Impagliazzo informoi gjithashtu se janë ftuar të marrin pjesë në lutje edhe realitetet fetare të Rusisë dhe Ukrainës.

11 tetor 2022, 13:00