Kërko

Abacia Westminster Abacia Westminster 

Salikimet e Elizabeth II: Kryeipeshkvi Gallagher, përfaqësues i Papës

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare do të jetë në Londër, në emër të Françeskut, për salikimet e mbretëreshës. Rreth dy mijë njerëz nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në ceremoni.

R. SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, do të përfaqësojë Papën Françesku në salikimet e Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën, më 19 shtator, në Abacinë e Westminster-it, në Londër. Lajmi konfirmohet nga deklarata e drejtorit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, me një postim në Twitter nga Sekretaria e Shtetit.

Elizabeta II: protagoniste e historisë, jo thjesht dëshmitare

Do të jenë të pranishëm, mbi njëqind sovranë dhe krerë shtetesh. Rreth dy mijë njerëz do të marrin pjesë në ceremoninë, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale - mesditë në Itali - me praninë e sovranëve, krerëve të shteteve dhe të qeverive, ndërmjet të cilëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe perandori i Japonisë, Naruhito. Në fund të ceremonisë, të planifikuar rreth orës 12.00 me orën italiane, e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të mbajë dy minuta heshtje...

Pezullohet rradha e homazheve te arkivoli

Ndërkohë në këto orë vargu kilomerik i njerëzve vijon të bëjë homazhe pranë arkivolit të Mbretëreshës, në Westminster Hall të Londrës. Mijëra njerëz formonin një radhë tetë kilometrash përgjatë Tamizit, me kohë pritjeje që i kalonte 14 orë. Autoritetet, më pas, i bllokuan të ardhurit e rinj për gjashtë orë. Po devocioni për Mbretëreshën, edhe pse e vdekur, me sa duket, do të vijojë shumë gjatë!

16 shtator 2022, 17:55