Kërko

MEXICO-RELIGION/ MEXICO-RELIGION/

Kard. Parolin: e mira e përbashkët dhe ndjenja e humanizmit, pёr një shoqëri më kohezive

Në faqet e sё përditshmes sё Vatikanit L'Osservatore Romano përmbledhja e fjalimit të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Parolin mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare për Shoqëritë Kohezive (ICCS) që po zhvillohet në Singapor me temën "Identitete të sigurta, komunitete të ndërlidhura"

R.SH. – Vatikan

L’Osservatore Romano

Solidariteti është një objektiv që të gjithë, pa përjashtim, janë të thirrur ta promovojnë; duhet të ndërtohet me leadership i të rinjve; duhet të realizohet si një angazhim për të krijuar qytete tërheqëse e tё përshtatshme pёr çdokënd; kërkon nga ne marrjen e përgjegjësive për problemet qё ka tjetri; përkufizohet nga afërsia dhe bujaria; dhe është një mënyrë për të “krijuar histori”. Këto janë gjashtë pikat pёr “ta bёrё më konkret konceptin e shoqërisë kohezive " që paraqiti Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, i cili foli, online, në një konferencë ndërkombëtare mbi këtë temë, të mbajtur, pardje, më 6 shtator, në Singapor.

Traditat fetare, kohezioni dhe paqja

Në shtetin multietnik dhe multikulturor, fjalët e kardinalit Parolin u dëgjuan nga rreth 800 delegatë që përfaqësonin dyzet vende tё ndryshme tё botёs, kryesisht nga Azia. Të nisura në vitin 2019, Konferencat e Singaporit mbi ‘shoqëritë kohezive’ përbëjnë një hapësirë ​​të rëndësishme për dialogun ndërfetar. Në fund të fundit, shpjegoi Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, duke aktualizuar arsyetimin e tij, këto gjashtë pika tregojnë "se traditat e mëdha fetare të njerëzimit janë të afta të motivojnë kërkimin dhe krijimin e paqes dhe kohezionit ndёrmjet njerëzve edhe sot", në një kohë në të cilën "konteksti global kërkon introspeksion e veprim edhe më të madh, nëse duam të promovojmë komunitete tё harmonishme ".

Roli i së mirës së përbashkët

Duke vlerësuar punën e organizatorëve që i japin botës një "sinjal për të mos humbur shpresën"  dhe pёr tё "vazhduar me ndjenjën e fortë e njё përgjegjësie për ndërtimin e komuniteteve shoqërore të bazuara në vëllazëri dhe drejtësi", kardinali Parolin u ndal te koncepti i "së mirës së përbashkët", qё është në qendër të doktrinës sociale të Kishës, për të sqaruar se çfarë nënkuptojnë katolikët me fjalёn "shoqëri kohezive". Pa dyshim, tha Sekretar i Shtetit tё Vatikanit kard. Parolin, "mund të ofrohen shumë përgjigje të pjesshme ose të plota, por edukimi për të mirën e përbashkët dhe ndjenjën e" humanizmit "janë hapat e parë drejt ndërtimit të një shoqërie kohezive. Në të vërtetë, ne i përkasim njerëzimit dhe detyra për të zhvilluar dhe çuar përparuar drejt realizimit tё plotё të asaj që është me të vërtetë "njerëzore" u takon të gjithëve dhe varet nga tё gjithё".

Ky “ndërgjegjësim – vazhdoi kardinali Parolin – nuk mund të arrihet vetëm përmes ideve, fjalimeve” apo teorive; ne kemi nevojë për "një gatishmëri specifike njerëzore për të hyrë në marrëdhënie nëpërmjet sjelljeve shoqërore, duke u prirur qëllimisht të bëjmë mirë në jetën e përditshme, duke u angazhuar me përgjegjësi, pa pritur asgjë në këmbim, me synimin e vetёm për të realizuar e mbrojtur dinjitetin e plotë të çdo personi të krijuar sipas imazhit të Zotit". Në fund të fundit, shtoi ai, "shoqëritë përbëhen nga rrjetet e marrëdhënieve që njerëzit janë në gjendje t’i ndërtojnë ndërmjet tyre, pa harruar se takime të tilla nuk bazohen në algjebër dhe nё matematikë, por më tepër në bashkëpunim" e nё marrëdhënie tё sinqerta ndёrnjerёzore.

08 shtator 2022, 15:08