Papa: më 27 gusht Koncistori zakonshëm publik për krijimin e kardinajve të rinj dhe kanonizimin e të Lumtёrve Scalabrini e Zatti
R.SH. – Vatikan
Të shtunë mё 27 gusht, në orën 16, në Bazilikën e Shën Pjetrit, nё Vatikan, Papa Françesku do të mbajë Koncistorin e zakonshëm publik për krijimin e kardinajve të rinj, me ritin i vënies së simboleve siç është ai kësulës, ai i dorëzimit të unazës kardinalore dhe i Kishës titullare ose i diakonisë; koncistori i zakonshëm publik për kanonizimin e të Lumturit Giovanni Battista Scalabrini, ipeshkëv i Piacenza-s, themelues i Kongregatës së Misionarëve të Shёn Karlit dhe i Kongregatës së Motrave Misionare të Shёn Karlo Borromeut; si dhe për kanonizimin e të Lumturit Artemide Zatti, laik anëtar i Shoqërisë Saleziane të Shёn Gjonit Bosko (Salezianët).
Kështu njofton sot buletini i zyrës së shtypit të Vatikanit. Vizitat e mirësjelljes kardinajve të rinj do t’u bёhen tё nesërmen pasdite, të shtunën më 27 gusht, nga ora 18 deri në 20. Të martën, më 30 gusht, në orën 17.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin Eukaristik me kardinajtё e rinj dhe Kolegjin e Kardinajve.
Kardinajtё janё bashkëpunëtorë të ngushtë të Papës në kujdesin për Kishën, në shërbimin ndaj më të varfërve e në dialogun për bashkimin e gjithë të krishterëve. Kёshtu, kardinajtë e kanë për detyrë të ndihmojnë Pasardhësin e Pjetrit – Papёn në ushtrimin e Misionit të tij nё drejtimin e Kishёs Universale, nё përforcimin e vëllezërve në fe dhe të jenë parim e themel uniteti e bashkimi të Kishës.
Koncistori
Kardinajtë e rinj krijohen në Koncistor. Duke u kthyer mbrapa në kohë, kujtojmë se termi vjen nga Roma e lashtë. “Koncistori i shenjtë” quhej këshilli privat i perandorit, i përbërë nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Koncistoret, pra, janë takime të Kolegjit Kardinalor. Mund të jenë të zakonshme e edhe të jashtëzakonshme: të parët, vetëm me pjesëmarrjen e kardinajve rezidentë në Romë; të dytët, me pjesëmarrjen e të gjithë kardinajve. Ky për krijimin e kardinajve te rinj është Koncistor i zakonshëm publik. Interesante të dish se jo të gjithë emrat e kardinajve bëhen të njohur. Ka edhe raste kur nuk u kujtohet emri, për arsye të ndryshme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të emëruarit. Quhen “in Pectore” - që i ka në zemër Papa, pa pasur nevojë t’i bëjë publikë.
Konklavi
Konklavi është mbledhja e kardinajve, për të zgjedhur Papën. Ndërsa në shekujt e parë numri lëkundej ndërmjet 20 e 40 kardinajve, nën papninë e Sikstit V, në vitin 1586, arriti në 70 e, së fundi, nën Palin VI, në 120. Numër ky, i konfirmuar, me pak ndryshime, edhe nga pasardhësit. Sot kardinajtë vijnë nga të kontinentet tё ndryshme e pёrfaqёsojnё Kishёn Universale.
Simbolet e krijimit kardinalor
Shenjat simbolike të krijimit kardinalor janë dorëzimi i një Kishe të Romës (Titulli ose diakonia), unaza, në përdorim që nga shekulli XII, dhe kësula e kuqe. Ngjyra e veshjes kardinalore, ngjyrë gjaku, është simbol i gatishmërisë për t’u martirizuar për Krishtin dhe Ungjillin nё shёrbim tё njerёzve