Selia e Shenjtë: rrugëtimi sinodal gjerman nuk mund të marrë vendime doktrinore
R.SH. – Vatikan
udhën
Selia e Shenjtë ndërhyn në “Udhën sinodale” gjermane me një deklaratë të publikuar pasditen e së enjtes, 21 korrik.
"Për të mbrojtur lirinë e popullit të Zotit dhe ushtrimin e shërbesës ipeshkvnore, duket e nevojshme të saktёsohet se "Rrugëtimi sinodal" në Gjermani nuk ka kompetencën, tё drejtën e as pushtetin t’i detyrojë ipeshkvijtë dhe besimtarët të ndërmarrin mënyra të reja të qeverisjes dhe qasje të reja ndaj doktrinës dhe moralit. Nuk do të ishte e ligjshme nisma në dioqeza, përpara një marrëveshjeje në nivelin e Kishës universale, e strukturave të reja zyrtare apo doktrinale, që do tё përfaqësonin një plagë për bashkimin kishtar dhe një kërcënim për unitetin e Kishës”.
Deklarata vazhdon duke cituar fjalët e Papёs Françesku që gjenden në Letrën drejtuar popullit të Zotit që ështё për udhë në Gjermani: "Kisha universale jeton në dhe nga Kishat e veçanta, ashtu siç jetojnë dhe lulëzojnë Kishat e veçanta në dhe nga Kisha universale, dhe nëse gjenden të ndara nga i gjithë korpi kishtar, ato dobësohen, kalbet dhe vdesin. Nga kёtu nevoja për të mbajtur gjithmonë të gjallë dhe nё tё vёrtetё bashkimin me gjithë korpin e Kishës”.
"Prandaj - përfundon deklarata - shpresohet që propozimet e Rrugëtimit të Kishave të veçanta në Gjermani të përkojnë e konvergojnë në rrugëtimin sinodal që po ndjek Kisha universale, për një pasurim të ndërsjellët dhe një dëshmi të atij uniteti me të cilin korpi i Kishёs shfaq besnikërinë e saj ndaj Krishtit Zot”.