Kërko

Një mbledhje e Këshillit për Ekonominë (arkiv) Një mbledhje e Këshillit për Ekonominë (arkiv) 

Këshilli për Ekonominë, analizohet bilanci financiar 2021

Organizmi vatikanas u mblodh dje për të verifikuar disa aspekte të administrimit, ndër të cilat, edhe sasinë e cilësinë e trashëgimisë së patundshme të Selisë së Shenjtë

R.SH. – Vatikan

Majin e kaluar, gjatë një takimi të shkurtër, Këshilli i Vatikanit për Ekonominë pati shqyrtuar “lidhjen ndërmjet shpenzimeve aktuale dhe buxhetit të miratuar”, si edhe pati studiuar Kushtetutën e re Apostolike “Praedicate Evangelium”. Dje, sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Këshilli për Ekonominë u takua sërish në Casina Pio IV në Vatikan - me pjesëmarrës në vend dhe me të tjerë online - për të analizuar Pasqyrën Financiare për vitin 2021, “paraqitur - lexohet në notën për shtyp - së bashku me gjendjen e përgjithshme ekonomike nga Sekretaria për Ekonominë, duke e miratuar, pas përfshirjes së raportit të Revizorit të Përgjithshëm”.

Më pas, foli kreu i APSA-s (Administrata e Trashëgimisë së Selisë Apostolike), imzot Nunzio Galantino, i cili, thuhet në notë, “paraqiti  nga pikpamja sasiore dhe cilësore pasuritë e patundshme të Selisë së Shenjtë, duke nënvizuar veçoritë e tyre dhe duke theksuar përpjekjet, që synojnë arritjen e një transparence, efektiviteti dhe efikasiteti më të madh”.

Në fund, Këshilli analizoi raportin vjetor të kreut të IOR-it, Jean-Baptiste de Franssu. Takimi i radhës është caktuar për tetorin e këtij viti (2022).

21 korrik 2022, 16:24