Nesёr nё Sevilja Lumturimi i martirёve domenikanё, vrarё gjatё luftёs civile spanjolle
R.SH. - Vatikan
Nesёr mё 18 qershor nё Sevilja tё Spanjёs do tё shpallen tё Lum Angel Marina Álvarez me 19 shokё tjerё martirё († 1936), që i përkasin Urdhrit të Predikarёve, Urdhrit tё Etёrve Domenikan të komunitetit spanjoll Almagro, të vrarë për shkak tё urrejtjes ndaj fesё sё krishterë gjatë luftës civile spanjolle. Ata e pranuan martirizimin si dëshmi ndaj Krishtit dhe i jetuan momentet e vdekjes me besimin në Provaninë e Zotit, duke qëndruar besnik deri në fund.
Meshёn solemne tё Lumturimit do ta kryesojё kardinali Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit tё Vatikanit pёr Çështjen e Shenjtorëve. Përveç njërit, të gjithë janё spanjollë. Martirizimi i tё Lumit Angel Marina Álvarez dhe 19 shokёve tjerё martirё ndodhi në vitin 1936, në vende të ndryshme dhe në ditë të ndryshme, siç përmendem, gjatё luftёs civile tё Spanjёs.
Ata, me bindjen e jashtëzakonshëm të fesё nё Jezusin dhe ndjenjën e faljes për vrasësit e tyre, u përballën me një vdekje të parakohshme dhe çnjerëzore. Tani kёta martirë gëzojnë lavdinë e dritës së përjetshme.
Martirёt qё do tё shpallen tё Lum nesёr nё Sevilja janё: Angel Marina Alvarez dhe 19 shokёt, të Urdhrit të Domenikanёve († 1936); Juan Aguilar Donis dhe 4 shokët, të Urdhrit të Domenikanёve, Fruttuoso Pérez Marquez, Laik i Urdhrit të Tretë të Shën Dominikut († 1936); Isabella Sanchez Romero, murgeshë e Urdhrit Dominikan († 1937), tё vrarë gjatë luftës civile në Spanjë pёr shkak tё urrejtjes ndaj fesё sё krishterё.