Kërko

 Gesuita Padre Mark Lewis, è stato nominato dal Papa nuovo rettore della Gregoriana. Gesuita Padre Mark Lewis, è stato nominato dal Papa nuovo rettore della Gregoriana.

Jezuiti Mark Lewis është rektori i ri i Universitetit Papnor Gregoriana

Papa Françesku ka emëruar jezuitin at Mark Lewis, lindur në vitin 1959, rektor tё ri tё universitetit papnor Gregoriana nё Romё, ku ka ligjëruar për një kohë të gjatë përpara se të kthehej më 2017 për t'u bërë më pas zv.rektor. Emërimi do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori i ardhshëm

R.SH. - Vatikan

“Gjatë viteve pas formimit të tij, At Mark Andrew Lewis ka pasur disa misione, në fushën e kërkimit, mësimdhënies dhe qeverisjes. Në këto detyra të rëndësishme, At Mark A. Lewis fitoi një përvojë të pasur akademike dhe qeveritare, të cilën vitet e fundit e ka vënë me bujari në shërbim të Universitetit Papnor Gregoriana” nё Romё. Kështu e prezanton rektori aktual i Gregorianёs, At Nuno da Silva Gonçalves, pasardhësin e tij para komunitetit universitar, jezuitin e vëllain rregulltar At Mark Andrew Lewis.

Promovuesi i "cilësisë"

Në cilësinë e zv.rektorit tё Universitetit Gregoriana, detyrë të cilën e mori tre vjet më parë, At Lewis "u impenjua në formimin pedagogjik të trupit akademik dhe në promovimin e cilësisë, e cila tashmë është kthyer në një pёrmasё të përhershme të jetës universitare", tha akoma rektori aktual At da Silva Gonçalves, e pёrfundoi duke falënderuar të gjithë “për përkushtimin dhe frymën e misionit, për çka kam qenë dëshmitar i afërt gjatë gjashtë viteve të fundit, element që e bëjnë Universitetin Papnor Gregoriana një institucion kaq të veçantë në shërbim të të gjithë Kishës".

Shënime biografike

At Mark Andrew Lewis S.J. lindi në Miami, Florida, SHBA, në vitin 1959. Në vitin 1980 hyri në Shoqërinë e Jezusit (Jezuitё) dhe u shugurua meshtar më 1991. U diplomua në filozofi pranё Universitetit St. Louis dhe në teologji pranё Regis College në Toronto ( Kanada). Në vitin 1995 mori doktoraturën në histori pranë Universitetit tё Torontos. Nga viti 1996 deri në vitin 2004 punoi pranë Institutit Historik të Shoqërisë së Jezusit në Romë, drejtor i të cilit ka qenё nga viti 1998.

Gjatë këtyre viteve filloi mësimdhënien në Universitetin Papnor Gregoriana nё Romё, në Fakultetin e Historisë Kishtare. Në vitin 2005 u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dha mësim në Spring Hill College. Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ishte Epror Provincial i Provincës së Jezuitëve tё Nju Orleansit. Në janar 2017 u rikthye në Gregoriana si anëtar i stafit akademik të Fakultetit të Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Kishës. Ai ka botuar disa studime mbi historinë e edukimit dhe arsimit ndër Jezuitё.

15 qershor 2022, 09:21