Kërko

 L'Ascensione del Signore di Gesù L'Ascensione del Signore di Gesù  

Tweet i Papës: jemi të sigurt kur jemi në duart e Shpëtimtarit tonë

Papa: Në Krishtin, Zot i vërtetë dhe njeri i vërtetë, njerëzimi ynë ёshtё bart pranё Hyjit; Ai na ka hapur kalimin dhe na tërheq drejt vetes, duke na çuar te Zoti. Nëse Atij ia besojmë jetën tonë, jemi të sigurt se jemi në duart e Shpëtimtarit tonë. #NgjitjaeZotit

R. SH. - Vatikan

Në Krishtin, Zot i vërtetë dhe njeri i vërtetë, njerëzimi ynë ёshtё bart pranё Hyjit; Ai na ka hapur kalimin dhe na tërheq drejt vetes, duke na çuar te Zoti. Nëse Atij ia besojmë jetën tonë, jemi të sigurt se jemi në duart e Shpëtimtarit tonë. #NgjitjaeZotit”, kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 26 maj, nё solemnitetin e tё Ngjiturit tё Jezu Krishtit nё Qiell, botuar nё fqen @Pontifex.

Jezusi është i gjallë në mesin tonë

 “Të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell (të Shëlbuemit) nuk dëshmon mospranimin e tij, po se Ai është i gjallë në mesin tonë në një mënyrë të re, afër çdonjërit prej nesh”, pati pohuar Papa në një tweet tё 17 prillit 2013. Ndёrsa në një tjetër tweet, Ati i Shenjtë Bergoglio pohoi se për “të hy në lavdinë e Zotit kërkohet besnikëria e përditshme ndaj vullnetit të tij, edhe atëherë kur kërkohet flijim”.

26 maj 2022, 16:17