Kërko

Papa priti drejtuesit e Caritas-it ukrainas

Papa priti dje në një vizitë private në shtёpinё e Shёn Martёs në Vatikan Tetiana Stawnychy, presidente e Caritasit tё Ukrainës dhe At Vyacheslav Grynevych, sekretar i përgjithshëm i Caritas-Spes Ukrainё. Nё audiencё me Papёn u fol për vuajtjen e popullsisë, për punёn e Caritasit nё situata kritike qё ofron ndihmë e mbështetje të madhe njerёzve tё prekur nga lufta.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti dje në një vizitë private në shtёpinё e Shёn Martёs në Vatikan Tetiana Stawnychy, presidente e Caritasit tё Ukrainës dhe At Vyacheslav Grynevych, sekretar i përgjithshëm i Caritas-Spes Ukrainё, njofton agjencia e lajmeve Sir.

Gjatë takimit Papa u tha drejtuesve tё Caritas Ukraina "se një vizitë në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë pasi situata e përgjithshme mund ta vështirësojë punën për paqen". Kështu pohuan drejtuesit e dy Caritas-ve të Ukrainës gjatë një konference shtypi mbajtur dje në sallën Marconi të Radio Vatikanit, në Romë.

"Nё audiencё me Papёn folëm për tridhjetë minuta për popullsinё, për përvojat tona dhe Papa tha se ishte shumë i prekur nga fëmijët ukrainas që janё pritur në spitalin romak ‘Bambino Gesù’ dhe nga takimi me familjet - tha At Grynevych, duke iu përgjigjur gazetarëve -. Ne e dimë se Selia e Shenjtë dhe diplomacia e Vatikanit po punojnë pёr paqe dhe na ofrojnë ndihmë e mbështetje të madhe në lutje, kemi pasur pёr vizitё në Ukrainë edhe dy kardinaj nga Vatikani”.

At Grynevych i tha Papës se edhe ipeshkvijtё dhe priftërinjtë ukrainas "janë bërë vullnetarë të Caritasit, te gjithe na ndihmojnë në magazina për ruajtjen dhe shpërndarjen e ndihmave në çdo komunitet, në një bashkëpunim të mirё dhe unitet me të gjithë.  Papa na tha se pikёrisht kjo është ajo që ai dëshiron: një Kishë nё dalje, një Kishë nё periferi pranё njerёzve. Kjo ёshtё përvoja dhe realiteti ynë sot". Të dy drejtuesit konfirmuan një rritje të madhe të operatorëve dhe vullnetarëve tё Caritasit për t'iu përgjigjur urgjencës, deklaroi Stawnychy: një në tre ukrainas janë të zhvendosur”.

Pushtimi rus i 24 shkurtit ka shkaktuar gati 14 milionë njerëz të zhvendosur ne Ukrainё. Pothuajse pёr një tё dhjetën e kësaj popullsie ёshtё interesuar Caritasi, pёr mbi 1 milion e 200 mijë njerëz. "Ne duhet të kujtojmë se pas çdo numri kemi një fytyrë njerëzore", kujton Tetiana Stawnychy, presidente e Caritas Ukrainë, në një konferencë shtypi në Radi Vatikan mbi punën e Konfederatës Caritas në vend dhe mbi situatën humanitare.

Caritas Ukraina ndihmon një milion e 200 mijë njerëz. Shpërndan ushqim pёr 965 mijë persona, ofron strehim për 206 mijë njerёz, ndihmë mjekësore për 62 mijë. Pothuajse 14 milionë persona janё të zhvendosur brenda Ukrainёs dhe refugjatë, nga të cilët mbi 6 milionë janё strehuar në shtetet fqinje. Numri i vullnetarëve, gjatë emergjencës, nё Caritas është dyfishuar ose trefishuar që nga fillimi i operacioneve humanitare, ne kemi të paktën njëzet vullnetarë në çdo qendër Caritasi qё ekziston nёpër Ukrainё".

Në ‘Caritas Spes’, shtoi At Grynevych,"prania e operatorëve është pesëfishuar, por ajo e vullnetarëve është e madhe, vёrtet tejet e madhe, vështirë për t'u llogaritur a numëruar". “Në një qytet që mund të kemi 30/40 njerëz, shumë vullnetarë janë njerёz të zhvendosur, madje edhe në vendet fqinje, të cilët vihen në dispozicion për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre”, shtoi At Grynevych, “është një solidaritet i madh, fleksibilitet dhe kreativitet': ёshtё e habitshme të shohësh sesi ata e kanë organizuar jetën e tyre nëpёr stacionet e metrosë, me familjet që flenë në vagona, hapësirat për gatim, njoftimet e sigurisë dhe mënyrat e komunikimit midis stacioneve”.

Problemi i madh i konflikteve është edhe siguria e operatorëve (dy anëtarë të stafit të Caritas-it kanë vdekur gjatë misionit). Asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt se je i sigurt - konfirmoi sekretari i përgjithshëm i Caritas Spes - gjuha e luftës është e vështirë, aq më tepër në territoret e pushtuara, ku transporti dhe mbështetja humanitare nuk mund të organizohet. Jemi të shqetësuar për pasojat dhe ne u propozojmë njerëzve të evakuohen, shumë duan të vazhdojnë të punojnë, duke rrezikuar jetën e tyre".

17 maj 2022, 11:58