Kërko

Papa, lutja e Rruzares më 31 maj, me njё familje ukrainase, pёr paqe

Një kurorë me lule në shenjё nderimi ndaj Zojës sё Bekuar dhe një ndjet i veçantë lutjeje pёr paqen nё botё do t'i paraprijë uratës mariane tё Rruzares, udhëhequr Papa Françesku, më 31 maj, në orën 18.00, në Bazilikën romake tё Zojёs së Madhe, qё bota e vuajtur nga konflikti në Ukrainë dhe e plagosur thellë nga dhuna në shumë vende, tё mos e humbasë shpresën. Shenjtёroret e mёdha mariane nga vende tё ndryshme do të lidhen on line me lutjen e kryesuar nga Papa Bergoglio

R.SH. - Vatikan

Të kërkohet ndërmjetësimi i Virgjrës Mari kundër çmendurisë së luftës, sepse “asgjë nuk është e pamundur për Zotin”. Ky është ndjeti i Papës Françesku, i cili do ta përfundojë muajin maj, duke thënë Rruzaren në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, në lidhje on line me besimtarët e gjithë botës dhe me disa prej shenjtёroreve tё Zojёs Bekuar, që ndodhen në skenarë lufte. Gjatë Mbretёreshёs Qiellore nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Ati i Shenjtë e pati hapur muajin kushtuar Shën Marisë, duke u kërkuar të gjithëve të thonë përditë Rruzaren për paqen.

Në fund të muajit marian, Papa Françesku "dëshiron t'i ofrojë një shenjë shprese botës, që vuan nga konflikti në Ukrainë dhe ёshtё plagosur thellë nga dhuna e shumë luftërave, ende aktive". Kёshtu nënvizon Salla e Shtypit tё Vatikanit, duke njoftuar se të martën, mё 31 maj, në orën 18.00, Papa Françesku do të thotë Rruzaren Shenjte në Bazilikën e Zojёs sё Madhe ( Santa Maria Maggiore) në Romë.

“Në shenjë afërsie me ata, që janë më të përfshirë në dinamikën e këtyre ngjarjeve tragjike”, ёshtё ftuar edhe një familje ukrainase, që do të lutet bashkë me Papën, njerëz qё janё të lidhur me viktimat e luftës dhe një grup kapelanësh ushtarakë me trupat e tyre përkatëse, ndërsa, ndër Shenjtëroret e Zojёs sё Bekuar tё lidhura on line me Romën do të jetë edhe ajo e Nënës së Zotit, në Zarvanytsia, Ukrainë.

Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri njofton se Papa Françesku do të qëndrojë “para shtatores së Shёn Marisё, Mbretëreshës sё Paqes”. Kjo shtatore është porositur nga Papa Benedikti XV e realizuar nga skulptori Guido Galli, në atë kohë, zëvendësdrejtor i Muzeve të Vatikanit, "për t'i kërkuar Virgjërës Shenjte t'i jepte fund Luftës I Botërore, më 1918". Papa Françesku do të vendosë një kurorë me lule te këmbët e shtatores, para se t'i drejtojë Zojës së Bekuar lutjen me ndjetin e tij të veçantë.

Në mbështetje tё lutjes sё Papës - njofton Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri, i drejtuar nga imzot Rino Fisichella - do të jenë të pranishme kategori të ndryshme njerëzish: do të ketë djem dhe vajza që kanë marrë Kungimin e Parё dhe Krezmimin javët e fundit, skautë, familje të bashkësisë ukrainase të Romës, përfaqësues të shoqatёs “Gioventù Ardente Mariana” (Rinia e përshpirtshme mariane), anëtarë të Xhandarmërisë së Vatikanit, të Rojes Papnore Zvicerane, të tri famullive kishtare të Romës kushtuar Virgjërës Mari, Mbretëreshë e Paqes, së bashku me anëtarët e Kuries Romake.

Do të jenë në lidhje on line me Papën: Shenjtërorja e Nënës së Zotit (Zarvanytsia) në Ukrainë; Katedralja Sayidat al-Najat (Zoja e Shpëtimit) në Irak; Katedralja e Zojës së Paqes në Siri; Katedralja e Marisë Mbretëresha e Arabisë në Bahrein. Së bashku me to, edhe shenjtëroret ndërkombëtare: Shrine of Our Lady of Peace and Good Voyage; International Shrine of Jesus Saviour and Mother Mary; Shenjtërorja e Jasna G¢ra; Shenjtërorja Ndërkombëtare e Martirëve Koreanё; Shtëpia e Shenjtë e Loretos; International Shrine Our Lady of Knock; Zoja Mbretëresha e Paqes; Zoja e Guadalupes; Zoja e Lourdes.

Lutja do të transmetohet drejtpërdrejt në mediat zyrtare të Selisë së Shenjtë, me të cilat do të lidhen të gjitha rrjetet katolike në botë.

26 maj 2022, 12:01