Kërko

Në Kopshtet e Vatikanit, figurja e Virgjëreshës së Tridhjetë e treve

Figurja e Pajtores së Uruguait u përurua më 17 maj në Bastionin e Mjeshtrit, duke plotësuar figuret mariane të kombeve të tjera të Amerikës Latine, në Koshtet e Vatikanit, ku nuk mungon as Zoja jonë e Këshillit të Mirë, pajtorja qiellore e shqiptarëve

R.SH. - Vatikan

Kisha uruguaiane është ende në festë, pas shenjtërimit  të shenjtores së saj të parë, Nënës Francesca Rubatto, të dielën e kaluar. Të martën më 17 maj uruguaianët u mblodhën në Kopshtet e Vatikanit për të zbuluar figuren e Pajtores së tyre.  Është “Virgen de los Treinta y Tres” (Virgjëresha e Tridhjetë e treve), e nderuar me dashuri nga njerëzit e Charrúa në shenjtëroren e qytetit të Floridës.

Në Bastione del Maestro, pra, që dje u vendos figurja, 140 centimetra e gjatë e 110 i gjërë, e realizuar në një punishte italiane, punuar me gurë mermeri e kurorëzuar me kurorë ari. Në zbulimin e ikonës morën pjesë përfaqësues të ambasadës së Uruguait pranë Selisë së Shenjtë, gjashtë ipeshkvijtë e vendit, ardhur në Romë, si dhe diplomatë, priftërinj dhe laikë

Figurja e Pajtores së Uruguait Zojёs sё Bekuar “Virgen de los Treinta y Tres” u përurua në në Koshtet e Vatikanit
Figurja e Pajtores së Uruguait Zojёs sё Bekuar “Virgen de los Treinta y Tres” u përurua në në Koshtet e Vatikanit

Maria, prijëse e Uruguait

Motra Raffaella Petrini, sekretare e përgjithshme e Guvernatoriatit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, nënvizoi përmasën amtare të Zojës së Bekuar, duke kujtuar fjalët e Papës për Marinë, e cila “e shoqëron në lutje gjithë jetën e Jezusit, deri në vdekje dhe në ringjallje” duke shoqëruar, kështu, edhe Kishën e sapolindur. Kardinali Daniel Sturla, kryeipeshkëv i Montevideos, kujtoi përkushtimin e ipeshkvijve të Uruguait, të cilët sa herë që takohen në Asamblenë Plenare, shtegtojnë në shenjtëroren e Floridës.

Figurja e Pajtores së Uruguait Zojёs sё Bekuar “Virgen de los Treinta y Tres” u përurua në në Koshtet e Vatikanit
Figurja e Pajtores së Uruguait Zojёs sё Bekuar “Virgen de los Treinta y Tres” u përurua në në Koshtet e Vatikanit

Dr Guzmán Carriquiry, ambasador i Uruguait në Selinë e Shenjtë, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet palëve. Imzot Arturo Fajardo, ipeshkëv i Saltos dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Uruguait, shtoi se figurja e Zojës e vendosur në Kopshtet e Vatikanit, do të thotë “të sjellësh këtu vuajtjet, gëzimet, kërkesat e të gjithë Kishës shtegtare në Uruguaj, duke pritur një hov të ri ungjillëzues, për ta bërë jetën e Jezusit të pranishme në jetën e popullit. Detyrë - përfundoi  - që  na kujton se duhet të jemi  kripë dhe dritë në mes të shoqërisë sonë”.

19 maj 2022, 11:00