Kërko

Ministri Jashtëm i Vatikanit Imzot Gallagher: jini të guximshëm e të fortë dhe Ukraina do të ngrihet përsëri

Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet imzot Gallagher vazhdon të dëshmojë për afërsinë dhe solidaritetin e Papёs Françeskut me popullsinë e stërmunduar nga lufta. Dje etapa në qytetin e Lviv, sot vizita në Kiev

R.SH. - Vatikan

Dita e dytë e misionit në Ukrainë për Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, i cili mbërriti në vend për të dëshmuar afërsinë dhe ndjeshmërinë e Papёs Françeskut ndaj një populli që është në luftë prej 85 ditësh. Në kryeqytetin Kiev, një ndalesë një ditore, e presin takime të shumta institucionale dhe vizita në vende të ndryshme që janë kthyer në simbole të mizorive të luftës.

Në Lviv përqafimi me refugjatët

Në një atmosferë të veçantë, me pjesëmarrjeje të madhe dhe me një ndjenjë të thellë afërsie shpirtërore, përfundoi dita e parë e vizitës së Imzot Gallagher, i cili u prit nga kryeipeshkvi katolik i Lviv, imzot Mieczysław Mokrzycki. Ministri Jashtëm i Vatikanit Imzot Gallagher vizitoi dy qendra për personat e zhvendosur, të cilat në momentet më kritike kanë pritur mbi 500 refugjatë. Imzot Gallagher u solli atyre dashurinë, afërsinë dhe solidaritetin e Papës për vuajtjet e dhimbshme që ka shkaktuar konflikti qё vazhdon, duke uruar qё paqja të mund tё kthehet së shpejti në mbarë Ukrainën.

Ndër takimet e para që pati Imzot Gallagher ishte edhe ai me drejtuesit e Kishës greko-katolike të qytetit për të ripohuar rëndësinë e dialogut ekumenik në procesin e vështirë të rindërtimit që e pret vendin në të ardhmen e afërt. Para se të nisej, Imzot Gallagher deshi të bekonte të gjithë qytetin e Lvivit nga tarraca e pallatit të kryedioqezёs së qytetit, e cila pavarësisht qetësisë së dukshme vazhdon të mbetet një objektiv i mundshëm i bombardimeve, siç kujtohet nga alarmet kundërajrore që bien shpesh ditë e natë.

Jini të guximshëm e të fortë dhe Ukraina do të ngrihet përsëri

"Vazhdoni të jeni të guximshëm e të fortë dhe Ukraina do të ngrihet përsëri", tha Imzot. Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, duke iu drejtuar refugjatëve të strehuar në Qendrën ‘Shën Gjon Pali II’ në Lviv. Pas takimeve zyrtare, Imzot Gallagher, i shoqëruar nga kryeipeshkvi katolik latin, Imzot Mechyslav Mokshytsky, ambasadori i Ukrainës pranë Selinë e Shenjtë, Andriy Yurash dhe kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, Maksym Kozytsky, vizitoi dy qendra për personat e zhvendosur brenda vendit: një në famullinë kishtare  Shën Gjon Pali II në Sokilnyky dhe njё tjetёr në kuvendin e Shёn Jozefit

19 maj 2022, 12:32