“Kurrë më!”, thirrjet e Papëve kundër luftës!
R.SH. - Vatikan
Një video me zërin e Papëve kundër luftës, nga Pali VI – tek Françesku.
“Kurrë më!”, thirrjet e Papëve kundër luftës!
“Jo më luftë! Paqja duhet t’u prijë fateve të popujve e edhe mbarë njerëzimit”. Nga britma e Palit VI në OKB, më 4 tetor 1965, tek qortimi që u drejtoi të rinjve Gjon Pali II në lutjen e Engjëllit të Tënzot më 16 mars 2003: “Kurrë më luftë”, e deri tek fjalët e Françeskut në audiencën e 23 marsit 2022:
“Jezusi na mësoi se marrëzisë djallëzore të dhunës, i jepet përgjigje me armët e Zotit, me lutje e agjërim. I ftoj të gjithë ta bëjnë këtë më 2 mars, të Mërkurën e Përhime, Ditë e agjërimit për paqen. Inkurajoj në mënyrë të posaçme besimtarët që këtë ditë t’ia kushtojnë krejtësisht lutjes e agjërimit. Mbretëresha e Paqes e ruajtë botën nga marrëzia e luftës!”.