Selia e Shenjtë përsërit qëndrimin e saj në favor të vaksinave
R.SH. - Vatikan
Sot u botuan dy dokumente: nga ana e Akademisë Papnore për Jetën(Pav) dhe e Komisionit Vatikanas Covid-19, kushtuar shqetësimeve dhe sëmundjeve, që iu shkaktuan fëmijëve dhe adoleshentëve nga pandemia e Covid-19 . Njerëzimit i drejtohet ftesa për vaksinim, posaçërisht në vendet më të varfra e në mbështetje të qeverive e famullive me fëmijë jetimë ose viktima të dhunës. Nga Pav, thirrja për t’i lënë shkollat të hapura sa më gjatë që të jetë e mundur. “T’i mbyllësh, duhet të jetë rrugëzgjidhja e fundit”.
“Të vaksinohesh është vepër dashurie”. E ka thënë Papa, duke nxitur për një fushatë vaksinale serioze të barabartë, posaçërisht për popullsitë më të varfra, e po e përsëritë tani edhe Selia e Shenjtë, ndërsa në botë vijon fushata e injektimeve të vaksinës për më të vegjlit. Thënë shkurtimisht, komunikata e Selisë së Shenjtë ripohon “qëndrimin në favor të vaksinave kundër-Covid-19.
Ati i Shenjtë - lexohet - e quan vaksinimin vepër dashurie, sepse i mbron njerëzit nga Covid-19. Veç kësaj, kohët e fundit ripohon kërkesën që bashkësia ndërkombëtare të bëjë më shumë përpjekje për bashkëpunim, që të gjithë të mund të vaksinohen sa më shpejt, duke e parë këtë me syrin e drejtësisë.
Akademia për Jetën dhe Komisioni Covid, në favor të fëmijëve
Komunikata vatikanase u përhap sot, një vit pas notës me të njëjtën temë të Kongregatës për Doktrinën e Fesë dhe të Akademive Papnore të Shkencave e të Shkencave Shoqërore. Të dy tekstet e përqendrojnë vëmendjen mbi “pandeminë paralele”, që po dëmton rëndë fëmijët dhe adoleshentët, të detyruar t’i rishikojnë zakonet dhe stilin e jetës, me pasoja të rënda në jetën e tyre të përditshme.
Prej këndej, Selia e Shenjtë ngre zërin për përhapjn e vaksinave, pa harruar edhe marrëdhëniet fëmijë-shkollë. Komisioni Covid kërkon të mbrohen fëmijët, që pësuan trauma gjatë lockdown (duke përfhsirë edhe shpërdorimet fizike e seksuale), deri në rihapjen e shkollave. Vërehet, gjithashtu, se mbyllja e shkollave i ndërpreu edhe marrëdhëniet shoqërore, duke prekur thellë cilësinë e jetës. Prej këndej, në dokument mund të lexojmë një analizë të hollësishme të dëmeve, shkaktuar nga mbyllja e fëmijëve dhe e adoleshentëve.
Në të dy dokumentet flitet me hollësi për mundësitë e ndihmës që u duhet dhënë të varfërve, në këtë situatë të vështirë, me nisma që duhet t’i kenë mirë parasysh nevojat e fëmijëve të vegjël e të familjeve të tyre.
Pikërisht familjeve u kushtohet një fragment i gjatë i dokumentit të Akademisë për Jetën, që nxit të mbrohen marrëdhëniet familjare, të transmetohet besimi në Zotin e jetës e të edukohen më të rinjtë me frymën e vëllazërimit universal. “Të vaksinohesh është vepër dashurie”. E ka thënë Papa, duke nxitur për një fushatë vaksinale serioze të barabartë, posaçërisht për popullsitë më të varfra, e po e përsëritë tani edhe Selia e Shenjtë, ndërsa në botë vijon fushata e injektimeve të vaksinës për më të vegjlit. Thënë shkurtimisht, komunikata e Selisë së Shenjtë ripohon “qëndrimin në favor të vaksinave kundër-Covid-19.
Ati i Shenjtë - lexohet - e quan vaksinimin vepër dashurie, sepse i mbron njerëzit nga Covid-19. Veç kësaj, kohët e fundit ripohon kërkesën që bashkësia ndërkombëtare të bëjë më shumë përpjekje për bashkëpunim, që të gjithë të mund të vaksinohen sa më shpejt, duke e parë këtë me syrin e drejtësisë.
Akademia për Jetën dhe Komisioni Covid, në favor të fëmijëve
Komunikata vatikanase u përhap sot, një vit pas notës me të njëjtën temë të Kongregatës për Doktrinën e Fesë dhe të Akademive Papnore të Shkencave e të Shkencave Shoqërore. Të dy tekstet e përqendrojnë vëmendjen mbi “pandeminë paralele”, që po dëmton rëndë fëmijët dhe adoleshentët, të detyruar t’i rishikojnë zakonet dhe stilin e jetës, me pasoja të rënda në jetën e tyre të përditshme.
Prej këndej, Selia e Shenjtë ngre zërin për përhapjn e vaksinave, pa harruar edhe marrëdhëniet fëmijë-shkollë. Komisioni Covid kërkon të mbrohen fëmijët, që pësuan trauma gjatë lockdown (duke përfhsirë edhe shpërdorimet fizike e seksuale), deri në rihapjen e shkollave. Vërehet, gjithashtu, se mbyllja e shkollave i ndërpreu edhe marrëdhëniet shoqërore, duke prekur thellë cilësinë e jetës. Prej këndej, në dokument mund të lexojmë një analizë të hollësishme të dëmeve, shkaktuar nga mbyllja e fëmijëve dhe e adoleshentëve.
Në të dy dokumentet flitet me hollësi për mundësitë e ndihmës që u duhet dhënë të varfërve, në këtë situatë të vështirë, me nisma që duhet t’i kenë mirë parasysh nevojat e fëmijëve të vegjël e të familjeve të tyre.
Pikërisht familjeve u kushtohet një fragment i gjatë i dokumentit të Akademisë për Jetën, që nxit të mbrohen marrëdhëniet familjare, të transmetohet besimi në Zotin e jetës e të edukohen më të rinjtë me frymën e vëllazërimit universal.