Kërko

Gjykata e Vatikanit Gjykata e Vatikanit

Papa: version i ri i normave për “delicta graviora”

Papa Françesku bëri të njohur sot versionin e ri të “Normave mbi krimet më të rënda, të rezervuara për Kongregatën e Doktrinës së Fesë”, të ashtuquaturit “delicta graviora”, që e dëmtojnë rëndë Kishën.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku bëri të njohur sot versionin e ri të “Normave mbi krimet më të rënda, të rezervuara për Kongregatën e Doktrinës së Fesë”, të ashtuquaturit “delicta graviora”, që e dëmtojnë rëndë Kishën. Bëhet normë (e jo më vetëm praktikë e zakonshme) edhe mundësia për të dekretuar, pa proces, zhveshjen e meshtarëve e të rregulltarëve, edhe për çështje kundër fesë – si për shembull, kur një prift bën pjesë në ndonjë bashkësi skizmatike, por nuk pranon t’i nënshtrohet procesit.

Kështu, ndryshohet dhe ribotohet teksti i vitit 2001, që mban firmën e Papës Gjon Pali II, me disa amendamente të Benediktit XVI, shtuar në vitin 2010. Kjo, edhe për harmonizimin me ligje të tjera vatikanase, shumë prej të cilave, miratuar pas vitit 2016. Në komunikatën e Kongregatës për Doktrinën e Fesë shpjegohet se normat do të përmirësojnë aftësinë për t’iu përgjigjur krimeve, për të cilat mund të marrë vendime vetëm ky dikaster i Vatikanit, siç janë krimet kundër moralit dhe kremtimit të sakramenteve. Kthehet në praktikë, përveç procesit gjyqësor, edhe ai “administrativ”, i cili sipas normave të vitit 2010 konsiderohej përjashtim.

Një risi e rëndësishme është se Papa ka të drejtë të vendosë drejtpërdrejt për dorëheqjen, ose për reduktimin në gjendjen laikale (përfshirë dispensën nga kushtet rregulltare ose nga celibati) të çdo kleriku (meshtar a rregulltar), që bën krime kundër fesë. Kanë ndryshuar afatet për apelim, pas vendimit të shkallës së parë, duke u zgjatur nga 1 muaj në 60 ditë.

07 dhjetor 2021, 16:37