Kërko

2020.11.02 Santa Messa pro defunti e preghiera nelle tombe del Cimitero Teutonico e nelle Grotte Vaticane 2020.11.02 Santa Messa pro defunti e preghiera nelle tombe del Cimitero Teutonico e nelle Grotte Vaticane

Kremtimet e ardhshme të Papës në nëntor

Në kalendarin e shpallur sot, ndër të tjera, Mesha për Ditën Botërore të të Varfërve, themeluar nga Papa Françesku në vitin 2016 në fund të Jubileut të Mëshirës.

R.SH. - Vatikan

Tre takime janë programuar në këtë muaj nëntor sipas kalendarit të shpallur nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore dhe publikuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë: afër përkujtimit të të gjithë të vdekurve, të enjten më 4 nëntor, në orën 11:00, Papa Françesku do të kryesojë Meshën e dritës, në përkujtimin e kardinajve dhe të ipeshkvijve që kanë ndërruar jetë gjatë vitit, në Altarin e Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Të nesërmen, të premten më 5 nëntor, Papa Françesku do të shkojë në selinë e Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë për të kremtuar Meshën në orën 10.30 në përvjetorin e gjashtëdhjetë të inaugurimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë.

Më 14 nëntor, të dielën e 33-të gjatë vitit liturgjik, Papa do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit në orën 10.00 me rastin e Ditës së V Botërore të të Varfërve. Tema e Ditës së këtij viti do të jetë: "Të varfërit do t’i keni gjithmonë me vete" (Mk 14,7).

Në një mesazh të botuar qershorin e kaluar, Papa ka shkruar: "Shpresoj që Dita Botërore e të Varfërve, e cila ka mbërrijë në kremtimin e saj të pestë, të mund të rrënjoset gjithnjë e më shumë në Kishat tona lokale dhe të hapet ndaj një lëvizje ungjillëzimi që takon, për shembull, të varfërit aty ku janë. Në nuk mund të presim - vazhdoi Ati i Shenjtë Bergoglio - që ata të trokasin në derën tonë, është urgjente që t'i takojmë në shtëpitë e tyre, në spitalet dhe shtëpitë e pleqve, nëpër rrugë dhe në qoshet e errëta ku ndonjëherë fshihen, në qendrat e strehimit dhe të pritjes…”.

23 tetor 2021, 15:09