Kërko

Pater Bernd Hagenkord S.J. Pater Bernd Hagenkord S.J.

Vdiq jezuiti Bernd Hagenkord, rregulltar e gazetar që ua tregoi gjermanëve historinë e Papëve

Në moshën 52 vjeç, pas një sëmundje tё keqe, ndërroi jetё jezuiti At Bernd Hagenkord, i cili për më shumë se dhjetë vjet ishte nё krye të redaksisë gjermane të Radios së Vatikanit dhe njё protagonist nё fillimet e reformës së mediave të Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Në shikim të parë, tё binte nё sy – shtat lartё, i pashëm, me nje zë tё  thellë, shpesh i veshur  nё mёnyrё jozyrtare -  mund ta shndёrroshe krejt lehtë pёr një mysafir, si njërin prej shumë mysafirёve qё kalonin nё Radio Vatikan, e mund tё ishte madje edhe një aktor, si ata që endeshin shpesh - para se Covid t'ua mbyllte kufijtë - nё korridoret e Pallatit Pio në pritje pёr të hyjë në studio për ndonjë intervistë. Po nё fakt At Bernd Hagenkord ishte gjithçka tjetёr përveç se i ftuar në Radio të Papës, ai qe mё shumё se dhjetё vjet kryedredaktor dhe pёrgjegjёs i redaksisё sё gjuhёs gjermane dhe më vonё pjesëmarrës  e protagonist në fillimet e reformave tё mediave tё Vatican News.

Para Radios së Papës

Sëmundja e  keqe që e rrëmbeu At Berndin mëngjesin e 26 korrikut, në moshën 52 vjeç, nga dashuria e shumë njerëzve që ishin të lidhur me të - përveç familjes së tij, Jezuitёve, tё cilёve iu bashkua në vitin 1992 në moshën 24 vjeç dhe kolegëve tё tij në mediat e Vatikanit - u bë e pashërueshme menjëherë pas kthimit të tij nga Roma në Gjermani, ku lindi më 4 tetor 1968 në Hamm, afër Dusseldorfit.

At Bernd arriti në Romë në vitin 2009, ishte një i pasionuar i gazetarisë, për të marrë drejtimin e redaksisë në gjuhën gjermane Radio Vatikanit. Meshtar që nga viti 2002, qe shuguruar në Këln, pas studimeve në filozofi, teologji, histori dhe gazetari nё Hamburg, Mynih dhe Londёr. Këlni është qyteti ku At Bernd  përgatitet duke studiuar italisht dhe duke bёrё një praktikë radiofonike në Domradio, detyrë nё tё cilёn e caktuan Jezuitët, pёr tё vijuar mё pas, pёrmes mikrofonit, tregimet rreth veprimtarive papnore gjatё Papnisё sё Benediktit XVI e Françeskut.  

Ndihmë dhe kujdes

Dhjetë vjet punë e bënë At Bernd Hagenkord të vlerësohet jo vetëm nga shokët e tij të mikrofonit gjermanfolës, të cilët e admirojnë jo vetëm për cilësitë profesionale por edhe njerëzore. At Bernd gradualisht krijon hapësira e fitoi vlerësime nga tё gjitha anёt e edhe në redaksitë e tjera, në selinë e Radio Vatikanit nё Palazzo Pio - ku bashkëjetojnë dhjetëra gjuhë dhe kultura - do të thotë nga e gjithё bota. Gjatё veprimtarisë sё tij nё Radio Vatikanit, At Bernd u  edhe koordinator i Etёrve jezuitë që punonin në Radio Vatikan, tё cilёve u qe besuar Radio Vatikani nga themelimi e deri në reformën e mediave të Vatikanit me kërkesёn e Papёs Françeskut.

Kthimi në Gjermani

Atë Bernd qe person i ekuilibruar, i pëlqente t’i spërkaste konsideratat e tij me ironi, por tek ai spikaste një aftësi për ndërmjetësim të  vëmendshëm dhe në të njëjtën kohë të kthjellët në çështje që duheshin zgjidhur. Dhe pikërisht për këtë arsye, kur reforma e mediave vatikanase rikirjoi strukturat e reja, atij iu besua detyra e  koordinuesit, duke marr përsipër përgjegjësinë e koordinimit tё punës për të gjitha redaksitё e gjuhëve mё tё mёdha të Vatican News. Pastaj, në shtator 2019, mbërrini çasti i përshëndetjes dhe largimit nga bota e mediave tё Vatikanit, pёr tё vazhduan misionin nё vendlindje,Gjermani, dhe ata që e përshëndeten nuk mund të dyshonin se lamtumira e tij do të bëhej diçka tjetër, diçka kaq e dhimbshme.

Në Kishën Gjermane, posa u kthye At Bernd u zhyt menjëherë në rrugëtimin sinodal, së pari si drejtues shpirtëror, pastaj edhe si anëtar i zgjedhur drejtpërdrejt i ZdK, shoqata më e madhe e Katolikëve Gjermanë të përfshirë në Sinodin e Konferencës sё Ipeshkvijve. Po At Bernd gjeti kohë edhe për të dhënë mësimin e gazetarisë, për sa kohë që sëmundja dhe trajtimi i rëndë e lejuan, deri nё shpenzimin e tё gjitha forcave, si jezuit gjithmonё ‘ad maiorem Dei gloriam ‘ pёr “lavdinё mё tё madhe tё Zotit’. 

At Berdn qe njё rregulltar i bindur, njё gazetar i veçantё, njё person i pёrzemёrt qё jetoi pёr Krishtin nё shёrbimin tё personave qё takoi kudo qe thirrur nё misionin dhe shёrbimin e tij.

27 korrik 2021, 14:08