Kërko

Simboli i Takimit X Botёror tё Familjeve, një pikturë e At Rupnik

Episodi i dasmës në Kanё tё Galilesё, është imazhi zyrtar i Takimit X Botëror të Familjeve, qё do të mbahet në Romë nga 22 deri më 26 qershor 2022, pikturuar nga jezuiti At Marko Ivan Rupnik - artist, teolog dhe drejtor i Qendrës Aletti.

R.SH. - Vatikan

Imazhi zyrtar i Takimit X Botëror të Familjeve, qё do të mbahet në Romë nga 22 deri më 26 qershor 2022, ёshtё pikturuar nga jezuiti At Marko Ivan Rupnik - artist, teolog dhe drejtor i Qendrës Aletti -, e ka në sfond dasmën e Kanёs së Galilesё me shndërrimin e ujit në verë nga Jezusi.

Takimi i 10 -të Botëror i Familjeve 2022 do të zhvillohet me një formulë a mënyrë të paparë. Do të ketё një dimension "multicentrik e të përhapur". Roma do të jetë selia kryesore e takimit Botëror të Familjeve, por në të njëjtat ditë çdo dioqezë, nё mbarё botёn, do të mund të promovojë një takime lokale për familjet dhe komunitetet e saj vendore. Kёshtu, çdo familje në botë mund të jetë protagoniste e kësaj ngjarje.

Imazhi zyrtar qё i kushohet dashurisë bashkëshortore, pikturuar nga At Rupnik, është simboli i tretë që botohet, pas lutjes dhe logos, si një mjet baritor për përgatitjen dhe udhëtimin e familjeve drejt Takimit Botëror të vitit 2022. Ngjarja organizohet nga Dikasteri i Vatikanit pёr Laikёt, Familjen e Jetёs dhe  nga dioqeza e Romës e do të zhvillohet në përvjetorin e gjashtë të Amoris Laetitia dhe katër vjet nga Gaudete et Exsultate.

https://youtu.be/plT31q1JhSg

Piktura, në të cilën mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta, ka një format 80cmx80cm dhe është bërë me ngjyra vinilike në suva të aplikuar në dru. Titulli i veprës është: "Ky është mister i madh" (Ef 5,31) dhe paraqet episodin ungjillor qё rrёfen dasmës në Kanёn e Galilesё. Kjo ngjarje ungjillore u zgjodh si sfond për imazhin qё do tё pёrfaqёsojё Takimin X Botëror të Familjeve 2022 .

“Për ta realizuar këtë imazh, me rastin e këtij takimi të madh botëror të familjeve, mendoja se nga të filloja, thotё  jeuziti at Rupinik. Ajo që ndjeva se ishte e rëndësishme ishte të tregoja risinë e familjes sipas Kishës, sipas Pagëzimit, sipas jetës në Krishtin, sipas njeriut të ri. Kështu, piktura që u realizua, rrёfen sesi dashuria sakramentale ndёrmjet burrit dhe gruas është një pasqyrim i dashurisë dhe unitetit të pandashëm ndёrmjet Krishtit e Kishës”. 

"Në Kanё tё Galilesё - shpjegon At Rupnik - në shndërrimin e ujit në verë nga Jezusi, hapen horizontet e sakramentit, domethënë të kalimit nga vera në gjakun e Krishtit". "Shpresoj - nënvizon artisti dhe teologu jezuit - që përmes këtij imazhi të vogël të kuptojmë se për ne të krishterët familja është shprehje e Sakramentit" të martesës dhe "kjo e ndryshon plotësisht kuptimin e saj, sepse një Sakrament nënkupton gjithmonë transformimin".

29 korrik 2021, 11:25