Kërko

Vatikan: njё laik nё Sekretarinë e Komisionit tё Amerikёs Latine e njё grua drejtoreshё

Papa Françesku ka emëruar një laik Sekretar të Komisionit Papnor për Amerikën Latine avokatin Rodrigo Guerra López, dhe Emilce Cuda, Profesoreshë e Teologjisë, Përgjegjëse tё Zyrës së Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar një laik Sekretar të Komisionit Papnor për Amerikën Latine. Është fjala pёr avokatin Rodrigo Guerra López, anëtar i Akademive Papnore për Jetën dhe Shkencat Shoqërore.

Gjithnjë sot, njofton salla e shtypit tё Vatikani, Papa ka emëruar Emilce Cuda, Profesoreshë e Teologjisë pranë Pontificia Universidad Católica Argjentina dhe  St.  Thomas University në SH.B.A., si Përgjegjëse tё Zyrës së Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

26 korrik 2021, 13:02