Kërko

Vatican begins trial for 10 people including prominent cardinal after financial scandal Vatican begins trial for 10 people including prominent cardinal after financial scandal

Në Vatikan hapet procesi ndaj kardinalit Becciu dhe funksionarëve të tjerë të Selisë së Shenjtë

Akuzat nisin nga shpërdorimi i detyrës zyrtare, tek përvetësimi i paligjshëm; nga korrupsioni, tek zhvatja e parave. Pala e dëmtuar, Sekretaria e Shtetit.

R.SH. - Vatikan

U hap sot paradite, në Sallën polifunksionale të Muzeve të Vatikanit, përgatitur për këtë rast si Sallë e Gjykatës, procesi gjyqësor i kardinalit Giovanni Angelo Becciu dhe i nëntë të pandehurve të tjerë: prelatë, funksionarë të Selisë së Shenjtë dhe drejtues të jashtëm të fondeve të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, pas hetimeve që u bënë lidhur me blerjen e Pallatit të Sloane Avenue, 60, në Londër e që përfshiu, më pas, edhe çështje të tjera.

Në diskutim, krime me tituj të ndryshëm, që nisin nga shpërdorimi i detyrës zyrtare, tek përvetësimi i paligjshëm; nga korrupsioni tek zhvatja e parave. Pala e dëmtuar, Sekretaria e Shtetit.   

Seanca e parë e procesit të shumëpritur, sot iu kushtua çështjeve proceduriale si dhe përcaktimit të palëve, ndërmjet të cilave, Sekretaria e Shtetit, si palë civile. Palë tjetër e dëmtuar është edhe Ior-i (Instituti i Veprave Fetare, siç quhet Banka e Vatikanit).  

Përveç ish-kardinalit Becciu, ndërmjet të pandehurve të akuzuar për faje të ndryshme, janë:  Mauro Carlino, Enrico Crasso, Tommaso Di Ruzza, Cecilia Marogna, Raffaelle Mincione, Nicola Squillace, Fabrizia Tirabassi, Gianluigi Torzi e René Brülhart.

27 korrik 2021, 14:19