Bazilika e Shën Pjetrit, Vatikan Bazilika e Shën Pjetrit, Vatikan

Vatikan: Asif, Selia e Shenjtë ndër juridiskionet më virtuoze

Një raport i gjerë mbi veprimtarinë e vitit të kaluar, analiza e gjykimit pozitiv të Moneyval në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, mbikëqyrja dhe informacioni financiar, si edhe bashkëpunimi i brendshëm dhe i jashtëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe të Informacionit Financiar (Asif), organizëm i Selisë së Shenjtë. Këto janë çështjet kryesore, që paraqiten në raportin e Asif-it, publikuar sot

R.SH. - Vatikan

Selia e Shenjtë renditet ndër juridiksionet më virtuoze në sektorin financiar dhe në luftën kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit. Kjo del nga Raporti Vjetor 2020 i Asif-it (Autoriteti i Mbikëqyrjes dhe i Informacionit Financiar në Vatikan), publikuar sot. Në të përmblidhen gjerësisht veprimtaritë dhe impenjimet e vitit 2020, sidomos ato që janë vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (Moneyval).

Shpërblehet serioziteti dhe rigoroziteti i Selisë së Shenjtë

Në vitin 2020, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Informacionit të Vatikanit i dërgoi 16 raporte Zyrës së Promotorit të Drejtësisë në Selinë e Shenjtë, nga 89 raportet për veprimtari të dyshimtë, që i mbërritën. Vlerësimet e Moneyval, shpjegohet më të, për herë të parë, u përqendruan në funksionimin efektiv të sistemit të parandalimit dhe të kundërveprimit ndaj financimit të terrorizmit.

Gjykimi pozitiv përfundimtar, nënvizohet në notën e Sallës së Shtypit, “shpërblen seriozitetin dhe rigorozitetin e Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Vatikanit”. Nga 11 kriteret e shqyrtuara, asnjë vlerësim për “efikasitet të ulët”, që, sipas Moneyval, rritet në nivelin “thelbësor” për 5 fusha si, për shembull, “bashkëpunimi ndërkombëtar” e “masat parandaluese”; “efektivitet i moderuar” për 6 fushat e tjera.

Rezultatet pozitive e nxitën Moneyval të vendosë që vlerësimi mbi hapat në lidhje me pajtueshmërinë e veprimeve të sugjeruara nga ekspertët të bëhet pas tre vitesh, ndërsa ai mbi efektivitetin, pas pesë vitesh.

15 korrik 2021, 14:57